Serbia në BE, vendimi shtyhet për disa orë
BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të miratojnë sot konkluzionet në lidhje me kandidaturën e Serbisë për në BE. Në mbledhjen e sotme pritet që edhe formalisht të thuhet se shteti serb i ka përmbushur kriteret për marrjen e statusit.
Me këtë, sipas zyrtarëve të BE-së, Serbia do të marrë statusin e kandidatit, ndërsa edhe Kosova do të marrë një motivacion për të vazhduar reformat dhe për të ecur drejt mundësive të përafrimit me BE-në.
Disa nga shtetet qe nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kushtëzojnë mbështetjen e tyre për marrëveshjen e MSA, që ato të mos kenë nevojë ta njohin pavarësinë dhe që Kosova në raportet me BE-në të mos konsiderohet si shtet i pavarur. Spanja mësohet te këtë thënë, se nuk do ta njohë shtetin e Kosovës për shkaqe ligjore, por nuk do të pengojë afrimin e Kosovës me BE-në, me kusht që Kosova të mos trajtohet si shtet i pavarur.
Ora 13:00-Vendimi shtyhet disa ore
Shtyhet për disa orë vendimi për dhënien e statusit kandidat Serbise.
Siç raporton Evropa e Lire, duke iu referuar burimeve nga Brukseli, Këshilli i Ministrave për çështje të përgjithshme qe përbehet nga Ministrat e Jashtëm të BE-së të shoqëruar edhe nga ministrat për për ceshtjet europiane të vendeve anëtare, duket se nuk ka ende një qëndrim unanim.
Është Rumania ajo e cila sipas një zyrtari që merr pjese në takim, ka kerkuar disa garanci shtesë nga Serbia përpara se t’i jepet statusi kandidat. Bukureshti kërkon që Beogradi te implementoje në menyre te rregullt ligjet për pakicat kombëtare.
(d.b/ma.ar/News24/BalkanWeb)