Kasat fiskale, kush janë pesë kompanitë që do të pajisin bizneset
Zbatimi i projektit pritet të fillojë brenda muajit prill 2008. Në vend janë 12 mijë biznese të mëdha dhe 70 mijë të vogla
Ervin Koçi
Pesë kompani, mes të cilave dhe shqiptare, janë përzgjedhur nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave të Ministrisë së Financave për të pajisur me kasa fiskale biznesin në Shqipëri. Pas një ecurie të gjatë të këtij procesi duket se tani kasat fiskale do të jenë një realitet për subjektet shqiptare, ku numërohen 12 mijë biznese të mëdha dhe rreth 70 mijë të vogla. Ministria e Financave ka bënë të ditur në lidhje me këtë proces se, “shoqëritë e përzgjedhura nga ky komision janë pesë të tilla dhe do të kryejnë pajisjen e të gjitha subjekteve me kasa fiskale deri në fund të vitit 2008”. Kompanitë e përzgjedhura do të jenë “A.E.Distribution Sh.p.k”, “I.V.A. Elektronik Sh.p.k”, “BNT Elektronic Sh.p.k”, “CKV-NOKI-KASSENYSYSTEME-CASIO”, si dhe “Rilindja sh.p.k”. Lidhur me këtë proces, ministri i Financave, Ridvan Bode, pak ditë më parë u shpreh se, “kompanitë e ofruara vlerësohen të jenë me eksperiencë pozitive në vendet e tjera dhe zbatimi i projektit të kasave, sipas një programi gradual dhe të sigurt, do të mund të startojë brenda muajit prill për t’u shtrirë pastaj në mënyrë graduale”.
Projekti
Deri në fund të këtij viti parashikohet që i gjithë biznesi në vendin tonë të pajiset me kasat fiskale. Fillimisht do të bëhet e mundur pajisja me kasa fiskale e biznesit të madh në qytetet kryesore Tiranë dhe Durrës dhe pasi të ketë përfunduar procesi për biznesin e madh, do të fillojë edhe pajisja me kasa fiskale e biznesit të vogël. Ekspertë të financave sqarojnë se pajisja me kasa fiskale do të funksionojë normalisht, pavarësisht pretendimeve të biznesit se ka probleme në furnizimin me energji elektrike. Gjatë periudhës kur nuk ka energji elektrike, biznesi do të përdorë metodat alternative si faturat e dorës, apo alternativa të tjera dhe në rastet kur gjatë kontrollit do të gjenden parregullsi, atëherë do të ketë penalizime për biznesin.
Kontrollet
Drejtoria e Policisë Tatimore ushtroi dje kontrolle në 10 subjekte riprodhuese dhe tregtuese të CD-ve dhe DVD-ve, për verifikimin e zbatimit të legjislacionit tatimor dhe atë të së drejtës së autorit. Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, gjatë kontrolleve janë verifikuar rreth 10 subjekte riprodhuese dhe tregtuese të CD-ve dhe DVD-ve me muzikë, filma të ndryshëm dhe softe informatike, ku janë konstatuar shkelje, si riprodhim dhe tregtim pa pasur të drejtën e autorit, si dhe mosdeklarim të prodhimit dhe shitjeve në organin Tatimor. Për këtë arsye u vendosën gjoba nga inspektorë tatimorë edhe u mor masa e sekuestrimit për produktet e padeklaruara në organin Tatimor. Inspektorët tatimorë do të vazhdojnë në mënyrë permanente aksione të tilla për të ndaluar piraterinë dhe informalitetin përsa i përket mbrojtjes të së drejtës të autorit, që është edhe një nga kushtet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
17 Prill 2008