Komisioni i Sigurisë miraton projektligjin për SHISH
Socialistët flasin rrugëve, por refuzojnë të paraqiten në parlament për objeksionet mbi projektin
Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare ka miratuar projektligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror. Pas diskutimit të draftit një ditë më parë në prezencë të kreut të SHISH, komisioni për rreth 4 orë ka miratuar pa praninë e opozitës projektligjin nen për nen. Projektligji ka marrë edhe miratimin e komisionit të ligjeve dhe pas kësaj, pritet që ai të kalojë për miratim seancës plenare ditën e enjte. Kryetari i Komisionit Leonard Demi deklaroi se ndryshimet e miratuara jane teper te rendesishme pasi rrisin transparencen dhe standardet e SHISH-it. Sot bëri përshtypje mungesa e deputetëve socialistë, te cilet edhe pse jane angazhuar ne media per ta demonizuar ligjin, nuk kane denjuar as te paraqiten ne komision e as te paraqesin publikisht objeksionet e tyre per projektin qe te enjten pritet të shndërrohet në një dispozitë ligjore.
...