E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Sejdiu sot flet para Këshillit të NATO-s

PRISHTINë - Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu ndodhet për një vizitë në Bruksel, ku pritet të flaës sot para Këshillit të NATO s (Këshillit të Atlantikut Verior), për progresin e arritur në Kosovë, si dhe për gjendjen aktuale politike e të sigurisë.
Para nisjes për në Bruksel, Presidenti Sejdiu tha se do ta njoftojë Këshillin e NATO-s me zhvillimet e përgjithshme në vend, do të shprehë falënderimet e institucioneve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës për angazhimet që KFOR i dhe NATO ja kanë dhënë në Kosovë si dhe për përkushtimin e tyre për ecjen e mëtejshme. "Do ta njoftoj Këshillin e NATO s, për opinionet e institucioneve të Kosovës lidhur me zhvillimet politike, veprimet e bëra deri më tani, synimet për ecjen e mëtejshme, në kuptimin e realizimit të projektit që Kosova të lëvizë fuqishëm në zhvillimet e sajë të brendshme ekonomike, demokratike dhe zhvillime të tjera, si dhe për rolin e saj që të jetë faktor i rëndësishme i të paqes dhe të stabilitetit", theksoi Presidenti Sejdiu.

Gjithashtu, Presidenti Sejdiu tha se do ta përsërisë kërkesën e tij të mëhershme, bërë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe admiralit Ficxherald, që Kosova, qoftë edhe simbolikisht, të jetë prezente në operacionet paqësore të NATO- s.

Përkundër vështirësive objektive të kohës, Presidenti tha se besonte që do të mund të bëhen lëvizje të mira në këtë drejtim. I pyetur për raportet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR it, pas debateve të fundit, Presidenti Sejdiu theksoi: "Ato janë sekuenca të cilat janë tejkaluar në mënyrën më të mirë, pas bisedave intensive me komandantin e KFOR it Bentler, dhe se është interes reciprok që të kemi bashkëpunim sa më të ngjeshur, sepse edhe vet misioni i KFOR it në Kosovë është paqja, ecja dhe zhvillimi i Kosovës". Gjatë kësaj vizite, Presidentin Sejdiu do ta shoqërojë edhe Ministri i FSK së, Fehmi Mujota.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›