E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligjet- rrëzohet neni antikushtetues për hapjen e kutive, rebelohen edvinistët, braktisin punimet e komisionit

Komisioni Parlamenar i ligjeve ka rrëzuar sot amendamentin e PS-së për hapjen e kutive të votimit. Pas debateve të ashpra ndërmjet komisionerëve të majtë dhe të djathtë, mazhoranca konsideroi antikushtetues nenin për hapjen e kutive, duke konstatuar se nuk ka përputhshmëri ligjore dhe kushtetuese.


Mungesa e deputetëve të nuk ka penguar mazhorancën tu japë miratimin disa neneve të propozuara në nismat e PS, së bashku me ndryshimet e propozuara nga PD dhe rrezimin e nenit 4, të cilat bien ndesh me ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e vendit. Deputetët e mazhorancës miratuan Nenin 1 të propozuar nga PS-ja së bashku me ndryshimin e propozuar nga PD. Ndërkaq në Nenin 1, PD, kërkoi një ndryshim sipas të cilit komisionet hetimore nuk mund të kenë objekt dhe as mund te hetojne ceshtjet e gjykuara nga gjykatat e vendit, nuk mund të kenë objekt dhe as të hetojnë ceshtje, fakte apo kompleks faktesh per te cilat eshte regjistruar kallezim penal ne prokuropri ose kur ato jane ne shqyrtim gjyqesor. Neni 1 përmban tani dhe këtë amendim. Në Komisionin e Ligjeve është miratuar edhe neni 2. Në bazë të miratimit që iu dha amendamenteve në këtë nen, Komisioni hetimor do të zgjasë 3 muaj nga 24 muaj që kishte propozuar PS-ja. Njëherazi është rrëzuar neni 3 i PS-së, i cili kërkonte shumicë në komisione edhe për hetime të tjera, ndërkohë që Partia Demokratike ka propozuar që opozita të ketë shumicën në komision vetëm për hetimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit. PD kërkoi që në fillim të diskutimeve, të ndryshojë neni 4 i projektligjit, që hetimi parlamentar të fokusohet në çështje të tjera, përveç materialeve zgjedhore dhe fletëve të votimit, kur për to ka një vendim gjykate. Tre deputetë të PD, Gent Strazimiri, Eduart Halimi dhe Edi Paloka kanë paraqitur disa propozime mbi projektligjin e PS për hetimin e zgjedhjeve. Demokratët propozojnë që neni 4 i PS që synon hapjen e kutive të votimit dhe kqyrjen e materialeve zgjedhore nga komisioni hetimor të perfshijë nje periudhe kohore prej 3 muajsh. Gjithashtu PD kërkon ndryshim te nje paragrafi ne nenin 3, sipas të cilit objekti i hetimit duhet të jetë i argumentuar dhe duhet të përmbajë fakte që tregojnë qartë se cfarë hetohet. Ndërkaq në Nenin 1, PD, kërkon të bëhet një ndryshim sipas të cilit komisionet hetimore nuk mund të kenë objekt dhe as mund te hetojne ceshtjet e gjykuara nga gjykatat e vendit, nuk mund të kenë objekt dhe as të hetojnë ceshtje, fakte apo kompleks faktesh per te cilat eshte regjistruar kallezim penal ne prokuropri ose kur ato jane ne shqyrtim gjyqesor.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›