Samiti i Bërdos, vetëm Serbia nuk konfirmon pjesmarrjen
PRISHTINE-Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Herman van Rompuy, komisari i Zgjerimit, Stefan Fule dhe Ministri i Jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos, kanë konfirmuar ardhjen në samitin e thirrur nga Sllovenia dhe Kroacia, të shtunën më 20 mars në Bërdo afër Kranjit në Slloveni. E vetmja dilemë tashti ka mbetur nëse do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadic.
Sipas një shkrimi në numrin e sotshëm të “Kohës Ditore”, mësohet se organizatorët kanë hequr dorë nga kërkimi i formulave që Kosova të ftohet si “UNMIK/Kosovë“ apo “Kosovë/UNMIK“ apo ndonjë formulë tjetër sa për të kënaqur Serbinë.
Mësohet se disa shtete të rëndësishme të BE-së u kanë sugjeruar organizatorëve që “kurrsesi të mos i bëhen lëshime Serbisë, sepse ajo mund të inkurajohet në drejtim të gabuar dhe të mendojë se me sjelljen e saj kushtëzuese do të diktojë modalitetet se si do të zhvillohen takimet dhe kush si mund të marrë pjesë“.
“Ne kemi investuar shumë këto javë që t’i tregojmë Serbisë se do të mbetet e izoluar në rajon nëse nuk sillet në mënyrë konstruktive rreth pjesëmarrjes së Kosovës në nismat rajonale. Po t’u bëhej lëshim politikanëve të Serbisë në këtë rast atëherë ata do të merrnin krah dhe do të silleshin në mënyrë edhe më të ashpër“, ka thënë për “Kohën Ditore” një diplomat nga një vend i rëndësishëm i BE-së. Ai megjithatë ka shprehur shpresën se presidenti i Serbisë, Boris Tadic, do të jetë i arsyeshëm dhe do të vijë në Bërdo të shtunën.
“është e vërtetë se Serbia është ndër shtetet më të rëndësishme në rajon, ndoshta edhe shteti më i rëndësishëm, por kjo nuk i jep Beogradit të drejtë të sillet në këtë mënyrë dhe të orvatet të diktojë agjenda dhe kushte“, thotë një diplomat tjetër. “është mirë se, me apo pa Serbinë, samiti do të zhvillohet”, shton ai.
Disa diplomatë mendojnë se edhe pjesëmarrja në nivel kaq të lartë e Këshillit të BE-së, duke dërguar vetë presidentin e parë të Bashkimit Evropian, dhe Presidencës spanjolle, e cila dërgon ministrin e Jashtëm, do të jetë një lloj presioni ndaj Serbisë që të mos refuzojë ardhjen. “Koha është që të hapim faqe të reja në raportet mes vendeve të rajonit“, thonë diplomatët në BE.
Kështu për herë të parë pas 18 vjetësh liderët politikë të vendeve që kanë dalë nga ish-Jugosllavia duke shtuar edhe Shqipërinë, do të takohen në të njëjtin vend ku në vitin 1991 liderët e republikave të atëhershme të ish-Federatës Jugosllave, pa sukses, u takuan në përpjekje të gjejnë rrugë për ristrukturimin e shtetit të përbashkët apo për shpërbërjen paqësore të atij shteti.
Tani, 18 vjet më vonë, Sllovenia dhe Kroacia mendojnë se rajoni është shumë më i avancuar dhe mund t'i ofrojë Bashkimit Evropian po ashtu kontribut pozitiv. Motoja e samitit do të jetë “Së bashku për Bashkimin Evropian: Kontributi i Ballkanit Perëndimor për të ardhmen evropiane“. Takimi është thirrur nga kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, dhe kolegia e tij kroate, Jadranka Kosor. Edhe vetë fakti se Sllovenia dhe Kroacia së bashku organizojnë një takim të tillë është përshëndetur nga disa vende të BE-së, sepse tash, pasi kanë zgjidhur mospajtimet e tyre, këto dy shtete paraqiten si vende që janë shembull për të tjerët në rajon.
(d.b/BalkanWeb)