E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli në Berlin për liberalizimin e vizave Shqipëri-BE; Në të njëjtën ditë Tanja Fajon thotë se procedurat mbyllen për 2 muaj

Kryetarja e parlamentit, në aksionin e saj të radhës, përmes diplomacisë parlamentare, kërkon mbështetjen e Gjermanisë për heqjen e vizave për shqiptarët. Në udhëtimin e saj për vizitë zyrtare në Suedi, gjatë ndalesës në Berlin, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u prit në Busdestag nga kryeparlamentari Norbert Lammert i cili i shprehu kënaqësi dhe interes të veçantë për takimin. Znj. Jozefina Topalli e falënderoi Presidentin e Bundestagut Z. Lammert që, megjithë impenjmet e tij të mëdha, i dha mundësinë Kryetares së Parlamentit për një takim që zgjati përtej kohës së parashikuar. Kryeparlamentarja Topalli bëri një ekspoze të zhvillimeve më të fundit në Shqipëri. Ajo i bëri të njohur reformat që ka ndërmarrë qeveria në drejtim të plotësimit të detyrimeve në proceset integruese. Në mënyrë të veçantë e njohu kolegun e saj gjerman me përmbylljen e të gjitha kërkesave lidhur me menazhimin e kontrolluar të kufijve, me vëniën në funksion të teknologjive të reja më të avancuara në këtë drejtim, të gjitha këto të lidhura me procesin e heqjes së vizave. Gjithashtu zonja Jozefina Topalli u ndal në punën në parlament dhe në numrin e madh të ligjeve të reformave të kaluara këto muajt e fundit. Duke diskutuar lidhur me çështjet ekonomike, ajo shprehu krenarinë për vlerësimet e FMN-së dhe Bankës Botërore për Shqipërinë si i vetmi vend në rajon që edhe pse i rrethuar nga kriza financiare globale vazhdon me rritje ekonomike të qëndrueshme. Në bisedën e gjatë me kryetarin e Bundestagut, Kryetarja e Kuvendit u përqëndrua kryesisht në angazhimin e plotë e serioz të instutucioneve shqiptare për heqjen e vizave si një objektiv që i ka ardhur koha për t’u vënë në jetë. Zonja Jozefina Topalli shprehu shpresën dhe besimin se Gjermania sërisht do ta mbështesë Shqipërinë në heqjen e vizave për qytetarët e saj. Në aksionin e saj përmes diplomacisë parlamentare kesaj radhe Kryetarja e parlamentit është përqëndruar tërësisht për të marrë mbështetjen nga vendet e BE-së për gjënë më të shtrenjtë e të rëndësishme për shqiptarët – heqjen e vizave.


Fajon: KE, vlerësim pozitiv për vizat, procedurat mbyllen për dy muaj Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian europdeputetja Tanja Fajon shprehet se Komisioni Evropian do japë vlerësim pozitiv për hapat e hedhura nga Shqipëria, në procesin e liberalizimit të vizave. Sipas Fajon, KE do të marrë vendimin menjëherë pas dorëzimit të raportit të vëzhguesve në terren, mbi kriteret e realizuara nga qeveria shqiptare, sipas udhëzimeve të udhërrëfyesit të vizave.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›