Athine, ministri i Ekonimise: Mund t'i drejtohemi FMN
ATHINE- Ministri grek i Ekonomisë Louka Katseli deklaron se ka shumë mundësi që Greqia të kërkojë ndihmë te Fondi Monetar Ndërkombëtar për krizën ekonomike. Duke folur në një takim me gazetarët politikë grek, Katseli, i cituar nga media, ka thënë se ekzistojnë “70 e mundësive” që Athina të përfundojë të kërkojë ndihmë në FMN.
Ministrat e financave nga Bashkimi Evropian kanë rënë dakort që të ndihmojnë Greqinë në kuadër të betejës së saj për të kontrolluar financat e veta.
Pas një takimi dje në Bruksel ata nuk dhanë shumë hollësi rreth mënyrës se si do të ndihmojnë Greqine por përjashtuan variantin e garancisë për huamarrje.
Krerët e BE do të vendosin për detaje të e kesaj pakete financiare të shpëtimit gjatë një takimi më 25 dhe 26 të këtij muaji. I pyetur nëse ndihma për Greqinë do të ishte në formën e garancive të kredisë, zoti Junker tha se jo.
Vetë Papandreu ka deklaruar dje, pas takimit me kryeministrin e Hungarisë, në Budapest, se “kemi nevojë për solidaritet europian, për të fituar spekulimin financiar”.
Pas takimit me homologun Gordon Bajnai, Papandreu ka nënvizuar se Greqia nuk ka nevojë për para por për instrumenta financiarë që furnizojnë stabilitetin për një periudhë të gjatë.
(s.g/BalkanWeb)