Paskal Milo per ABC News Opozita do hartoje nje program te posacem
Në takimin e kreut të Partisë Socialiste me aleatët, u diskutua për disa çështje, mes tyre edhe për reformën zgjedhore.
Një fakt të tillë e ka pohuar gjatë një interviste në studion e “ABC News”, kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, i pranishëm në këtë takim.
“Kemi vendosur që të hartojmë edhe një program në emër të opozitës shqiptare, me teza që do t’i përpunojmë në ecje e sipër.
Në këtë program të opozitës do të përfshihet gjithë gama e problematikës shqiptare”, bëri me dije ai.
Duke shtuar se u fol gjithashtu se edhe për institucionalizimin e takimeve mes përfaqësuesve të opozitës, që ato të mos i nënshtrohen spontanitetit dhe të jenë çdo javë.
“Ka munguar në takim për arsye objektive Skënder Gjinushi, se ka qenë jashtë Tiranës.
Ndërsa Spartak Ngjela nuk e di nëse ndodhet në Shqipëri, por kishte si përfaqësues Preç Zogajn, i cili u caktua edhe si koordinator.
Kanë qenë të pranishëm Nard Ndoka dhe Petro Koçi, përfaqësues të partive kryesore të opozitës”, bëri me dije ai.
Më tej, Milo vuri në dukje se mes aleatëve të opozitës, edhe kur ka patur rezerva dhe kritika, të gjitha kanë qenë në funksion të një bashkëpunimi sa më të mirë mes palëve.
“E rëndësishme është që do të ketë edhe një program të opozitës”, theksoi Milo.