E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria nuk monitorohet me rreptësinë e dikurshme nga Fondi

Mbikëqyrje në distancë


TIRANË - Që nga janari i këtij viti, Shqipëria ka kaluar nga stadi i mbikëqyrjes së rreptë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një marrëdhënie e cila shtrihet vetëm në këshillime të përbashkëta para marrjes së vendimeve.

Në një situatë kur ekonomitë botërore po shënojnë rënie të konsiderueshme, ndryshe nga vendi ynë, shumë vende në rajon, si për shembull Serbia apo Hungaria, i janë kthyer për ndihmë institucionit financiar, si një masë parandaluese në rast se kriza përkeqësohet. Megjithëse përpara zgjedhjeve të ardhshme mund të mos jetë tërheqëse një marrëdhënie e re me FMN-në, kjo mund të ndryshojë në këtë ambient të ri të ekonomisë globale. Për sa i përket kësaj, drejtori i FMN-së për Shqipërinë, Geruin Bell, shprehet se, është e rëndësishme është që qeveria të veprojë ashtu siç ka vepruar deri tani, për të siguruar stabilitetin e sistemit financiar.


"Është shumë e vështirë të parashikosh si do të jetë situata një muaj apo dy. Kjo nuk është një krizë globale që mund të zgjidhet në Shqipëri, por Shqipëria mund të bëjë më të mirën për të mbajtur stabilitetin", -përfundoi Bell.


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›