Komisioni i ligjeve miraton projektligjin për kundravajtjet administrative
Komisioni për çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka miratuar projektligjin për kundravajtjet administrative. Gjatë mbledhjes, deputeti i Partisë Demokratike Viktor Gumi ka deklaruar se nuk është e domosdoshme që të gjitha kundravajtjet administrative të duhet të kalojnë në gjykatë, pasi disa institucione si përshembull tatim taksat e kanë një strukturë për vjeljen e gjobave.
Deputetët propozuan përkufizime më të qarta në lidhje me përcaktimin e shkeljeve të ndryshme, si dhe në lidhje me skemat e llojit të shkeljeve dhe rëndësinë e tyre. Gjatë mbledhjes së komisionit janë miratuar edhe disa shtesa në ligjin për konçesionet.