NY Times: Ndalni Vetëshkatërrimin e Shqipërisë

Në një analizë të titulluar “Ndaloni Vetëshkatërrimin e Shqipërisë”, Daniel Korski, anëtar i Këshillit Evropian për Çështjet Ndërkombëtare, paraqet situatën më të fundit në vendin tonë, duke nënvizuar se që nga lajmet e “Lonly Planet” ku Shqipëria shihej si një nga destinacionet turistike për vitin 2011, vendi paraqet një situatë komplet tjetër në protestat e fundit të dhunshme ku pati viktima dhe të plagosur.
Sipas shkrimit, shqiptarët udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian, ndërsa forcat qeveritare kanë shtënë mbi protestuesit duket vrarë tre persona, teksa ambasada britanike në Tiranë paralajmëroi vizitorët.
“Shqipëria e cila shpëtoi nga një diktaturë në vitin 1990 e ngjashme me atë të Koresë së Veriut, tani ndodhet prag një katastrofe. Shqipëria ka qenë kohët e fundit një forcë për paqe në Ballkan, duke ndërtuar lidhjet me armiqtë e vjetër si Serbia dhe e prirur për vëllezërit etnikë në Kosovë dhe Maqedoni, për t’i zgjidhur problemet e tyre me paqe. Trupat e vendit punojnë së bashku me ushtarët e tjerë të NATO-s në Afganistan. Një kthim në konflikt do të jetë e keqe për Ballkanin, e keqe për Evropën dhe e keqe për NATO-n”, shkruhet më tej.
Korski shkruan se kriza aktuale i ka rrënjat e thella duke shkuar gjer në vitin 1992, ku sipas tij, të gjitha zgjedhjet e zhvilluara nuk kanë qenë plotësisht të lira dhe të ndershme.
“Zgjedhjet janë për politikanët mundësi për të shkatërruar kundërshtarët dhe pasurimin e miqve”, shkruan ai më tej. Sipas artikullit, vendi qeveriset në një mënyrë të tillë nga kryeministri Sali Berisha, që Freedom House e konsideron “pjesërisht të lirë”, status të njëjtë me Abkhazinë, Gambian dhe Nagorno-Karabakh.
Duke folur për situatën aktuale, ai kujton se “Për të treguar shqetësimin e saj, Kethrin Eshton, përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian duhet të dërgojë një negociator në Shqipëri”.
“Duhet të ngrihet një komision ish-presidentësh. Bashkësia ndërkombëtare duhet të organizojë dhe zhvillojë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare vitin e ardhshëm duke dërguar një mesazh të qartë se institucionet shqiptare nuk janë më të besueshme, apo të aftë të jenë të tillë. Një qeveri e re duhet të konkretizojë axhendën për reforma. Kjo më së fundi mund t’i ndalojë politikanët shqiptare t’i ndajnë më dysh institucionet e vendit. Nëse jo, ndikimi do të ndjehet përtej kufijve të Shqipërisë”, thuhet në shkrim.
Më poshtë po paraqesim pjesën më të madhe të artikullit:
Rivaliteti tejet i personalizuar e i mprehtë mes Ramës e Berishës ka vepruar si sharrë me dy krahë që pret në mes institucionet e vendit. Merrni çështjen e Kushtetutës së Shqipërisë së vitit 1998. Tre vite më parë, Berisha dhe Rama në mënyrë cinike ranë dakord për disa reforma gjithëpërfshirës, duke ndryshuar brenda natës dokumentin, siç thotë ish- presidenti Alfred Moisiu.
Të dy liderët kanë menduar se do të qëndrojnë për të përfituar nga ndryshimet. Tani që vetëm njëri po përfiton, tjetri po tërbohet. E njëjta gjë u përsërit me prezantimin e një kodi të ri elektoral.
Korrupsioni është ndoshta problemi më i madh. Vendi i 95 nga 180 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International në vitin 2009 ishte një përpjekje në grup. Megjithatë, Berisha ka refuzuar të shkarkojë aleatët kryesore që përballen me padi.
Një shpërthim në depot ushtarake që vrau shumë njerëz, detyroi dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes në atë kohë, Fatmir Mediu. Që nga ajo kohë, ai është rizgjedhur dhe imuniteti parlamentar, që e gëzonte përpara dorëheqjes, i është rikthyer nga Gjykata e Lartë (ai është momentalisht ministër i Mjedisit i Berishës). Janë të panumërta rastet e tjera në mesin e anëtarëve të klasës politike të të gjitha palëve.
Situata në media gjithashtu është e zymtë, pavarësisht garancive kushtetuese për lirinë e shprehjes.
Mediat normalisht cilësohen si partizane politikisht, dhe gazetarët mbeten subjekt padish, kërcënimesh e dhune fizike. Vitin e shkuar një gazetë kritike, Tema, u dëbua nga zyrat e saj pavarësisht një urdhri gjykate që e ndalonte një veprim të tillë. Botuesi i Tema-s më pas u godit nga truprojat e një manjati nafte, i lidhur me qeverinë.
Pas vitesh me këtë lloj aktiviteti, institucionet shqiptare në mënyrë jo të habitshme janë në një rrëmujë. Madje dhe gjyqësori është një rrëmujë, për sa kohë ka një debat politik në lidhje me faktin nëse duhen arrestuar gjashtë komandantë të gardës kombëtare, të kërkuar në lidhje me vrasjen e protestuesve.
Në vend që të ndalojnë dhe të shohin dëmet që kanë shkaktuar, Rama e Berisha kanë mprehur armët. Ata tani po shikojnë të angazhojnë mjete ekstra- institucionale për të fituar ose për të ruajtur pushtetin. Berisha akuzon Ramën se po përpiqet të “fitojë pushtetin me anë të forcës” dhe se ka orkestruar “një tentativë të qartë si kristali” për të rrëzuar qeverinë legjitime. Ai synon tani që të nxjerrë në rrugë demonstruesit e tij.
Rama, nga ana tjetër, proteston se shteti i Berishës nuk është demokratik e thotë se vetëm një revolucion i stilit tunizian mund të sjellë ndryshime në vend.
Bashkimi Europian e ka përqendruar vëmendjen vitet e fundit diku tjetër në Ballkan. Tani, megjithatë, BE duhet të bëjë të qartë se politikanët shqiptarë duhet të distancohen nga përdorimi i dhunës dhe t’i japin fund shkatërrimit të institucioneve të shtetit. Nëse jo, atëherë shqiptarët do të humbin të drejtën për të lëvizur pa viza në Europë dhe vendi do të harrojë çdo shans serioz për një anëtarësim në BE. Madje dhe anëtarësimi i vendit në NATO mund të jetë në rrezik.
Për të treguar shqetësimin e saj, Catherine Ashton, përfaqësuesja e parë e lartë e BE për politikat e jashtme duhet të dërgojë një negociator të lartë në Shqipëri. Një komision i përbërë nga ish- presidentë duhet të ngrihet për të hetuar dhunën e fundit. Komuniteti ndërkombëtar duhet të organizojë dhe të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare vitin që vjen, duke dërguar një mesazh të qartë se institucionet e Shqipërisë nuk janë më të besueshëm ose në gjendje për ta bërë këtë vetë. Një qeveri e re duhet të mbajë një agjendë konkrete për reforma. Kjo mund të ndalojë politikanët shqiptarë që të shkatërrojnë institucionet. Nëse kjo nuk bëhet, pasojat do të ndjehen përtej kufijve të Shqipërisë. /Start/
*Daniel Korski është një anëtar i lartë i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë. Ai eshte i fejuari i ambasadores britanike në Tiranë, Fiona McIlwham.
2011-01-27 11:29