Komisioni paraqet raportin më 15 prill
Bruksel
Komisioni Europian do të publikojë më 15 prill vlerësimet e ekspertëve mbi kriteret e përmbushura nga Shqipëria dhe Bosnja për çështjen e liberalizimit të vizave. “Vlerësimi do të përmbledhë qëndrimin e ekspertëve europianë, si dhe qëndrimet e autoriteteve shqiptare e boshnjake”, tregoi zyrtari i komisionit. I njëjti burim rrëfeu se Ministria e Jashtme ka dërguar me shkrim vërejtjet e palës shqiptare lidhur me vlerësimin e ekspertëve, duke ofruar shifra të reja.
#