E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni parlamentar i Shëndetësisë zhvillon mbledhjen në spitalin e Durrësit

Komisioni parlamentar i Shëndetësisë ka zhvilluar mbledhjen e radhës në spitalin rajonal të Durrësit. Ka qenë një kërkesë e vetë deputetëve të këtij komisioni që të njihen me efektet e futjes së disa spitaleve në skemën e ISKSH-së. Spitali rajonal i Durrësit, së bashku me 11 spitale të tjerë në vend, është futur në skemën e ISKSH që në vitin 2003. I pranishëm në këtë takim ishte dhe kryetari i komisionit  parlamentar  të shëndetësisë Tritan Shehu, i cili deklaroj se objektivat kryesore përsa i përket këtij sektori mbetet stimulimi i rritjes së reformave në sistemin shendetesor, decentralizimi, përmrësimi strukturor i spitaleve,  futja e koncepteve te reja menaxhuese si dhe shtrirja e skemës së ISKSH-së në të gjihë spitalet e vendit, me qëllim rritjen e shërbimit. Shehu u shpreh gjithashtu se spitali rajonal i Durrësit me shërbimet e tij, stafin dhe paisjen që ka është afruar mjaft me spitalet e Tiranës.  Zv- ministria e shëndetësisë Zamira Sinojmeri, ndër të tjera  tha se një ndër objektivat më madhore  është modernizimi i shërbimit shendetësor  si dhe ndryshimi i mënyrës së finacimit. Në këtë takim ka qenë e pranishme edhe drejtoresha e ISKSH Elvana Hana. Ajo ka bërë një panoramë të shkurtër të etapave në të cilën ka kaluar spitali i Durrësit që nga viti 2003 e në vazhdim. Aktualisht punonjësit e spitalit rajonal të Durrësit, të cilët janë 701 vetë. Për punën e spitalit të Durrësit ka folur drejtori Neritan Myderrizi, i cili ka theksuar se në pesë salla operacioni gjithsej të spitalit janë kryer ndërhyrje kirurgjikale të llojeve të ndryshme. Spitali rajonal i Durrësit ka 340 shtretër në katër shërbime: pediatri, urgjencë, pathologji dhe maternitet. Spitali funksionin me bord drejtues, i cili përbëhet nga përfaqësues të vetë spitalit, ISKSH-së, dhe disa institucioneve të tjera. Eksperienca pozitive dhe e sukseshme me spitalin e Durrësit dhe ligji për financimin, i përgatitur nga ekspertët, mbetet  vendimtar për zgjerimin e skemës ISKSH-së në të gjihë spitalet e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›