E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefani: Komisioni i Venecias, nën presion politik

Analisti, Andrea Stefani është shprehur për një media në lidhje me rrëzimin e referendumit nga Komisioni i Venecias, duke  deklaruar se ky komision ka hedhur poshtë padrejtësisht kërkesën e Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, sepse shin në ndikim politik. Sipas tij, komisioni ka hyrë në partneritet me lojën politike qofshin ata ndërkombëtarë ose ata shqiptarë. Gjithashtu, ai shtoi se Gjykata Kushtetuese duhet të shqyrtojë opinionet e Komisionit të Venecias dhe duhet të vendosë nëse do të qëndrojë skllave e këtij opinioni ose jo. Ndërsa pyetjes se përse mediat e kanë kaluar këtë çështje në heshtje Stefani u përgjigj se reflektohet një kapje e mediave nga politika që është kundër referendumit për kushtetutën dhe kjo nuk është lajm i mirë për mediat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›