Miratohet drafti "Për administrimin e objekteve të përbashkëta në ndërtesat e banimit"

Qytetarët do të paguajnë një tarifë mujore për mirëmbajtjen e banesave të tyre
Tashmë, banesat e pallateve do të mirëmbahen nga një administrator. Pronarët banesave apo qiramarrësit e tyre do të paguajnë një tarifë mujore për mirëmbajtjen e ambientit ku ata jetojnë. Në mbledhjen e ditës së djeshme, Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi projektligjin "Për administrimin e objekteve të përbashkëta në ndërtesat e banimit". Ky projektligj që është sipas standardeve evropiane, synon rregullimin e marrëdhënieve juridike në fushën e administrimit të objekteve të përbashkëta, të ndërtesave të banimit, truallit etj, që janë në bashkëpronësi të detyrueshme. Gjithashtu, projektligji përcakton subjektet, marrëdhëniet mes tyre dhe me të tretët, të drejtat dhe detyrimet reciproke, por dhe sanksionet. Përcaktohet detyrimi ligjor që kanë banorët e një ndërtese banimi për të kontribuar në kostot për administrimin dhe mirëmbajtjen e saj. Në projektligj përcaktohet detyrimi për regjistrimin ligjor, jo vetëm të pronës, por edhe të aktit të bashkëpronësisë, i cili për herë të parë hyn si një koncept i ri. Projekti përfshin ngritjen e asamblesë së bashkëpronarëve, format e administrimit të bashkëpronësisë, ku futen disa koncepte të reja. Relatori i këtij projektligji, deputeti i PS-së, Besnik Dervishi vërejti se projektligji nuk merr parasysh disa marrëdhënie rregullatore të rëndësishme ndërmjet palëve, si mes njësive të qeverisjes vendore, të bashkëpronarëve, personave fizikë e juridikë administratorë të këtyre objekteve etj. Ndërsa, nga ana tjetër Drejtoresha e Politikave dhe Strehimit në Ministrinë e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Doris Andoni, në përgjigje të vërejtjeve të relatorit Dervishi tha se projektligji nuk merr përsipër të rregullojë marrëdhëniet juridike të pronësisë, të cilat rregullohen nëpërmjet kontratave të shitblerjes dhe studimeve, që miratohen nga organet e qeverisjes vendore. Drejtoresha Andoni sqaroi se nëse një objekti i është dhënë leja për ndërtim me një koeficient të caktuar shfrytëzimi, atëherë studimi duhet të përcaktojë dhe se çfarë ndodh me territorin përreth; nëse ai do të jetë pjesë e pronës publike apo i mbetet territor shfrytëzimi bashkëpronësisë. Në rast se është kjo e fundit atëherë, vijoi Andoni kjo rregullohet sipas një ligji, nëse mbetet pronë publike atëherë është bashkia që ka kompetencat të plota për ta administruar territorin. Ky projektligj, me rreth 45 nene, përmban një sërë risish që lidhen me detyrimet ligjore reciproke që kanë banorët e një ndërtese banimi për të kontribuar në kostot për administrimin dhe mirëmbajtjen e saj. Në draft përcaktohet detyrimi për regjistrimin ligjor, jo vetëm të pronës, por edhe të aktit të bashkëpronësisë, i cili për herë të parë hyn si një koncept i ri. Projekti përfshin ngritjen e asamblesë së bashkëpronarëve, format e administrimit të bashkëpronësisë, etj. Hartimi i tij i është nënshtruar një procesi të gjatë konsultimesh me grupet e interesit, asistencës teknike të ofruar nga IFC, si dhe është mbështetur në legjislacionin e disa vendeve të tjera, si SHBA, Britani e Madhe, etj . Në rendin e ditës Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi disa ndryshime në marrëveshjen e koncesionit, të formës BOT, për ndërtimin dhe shfrytëzimin e pontilit të naftës, gazit e nënprodukteve të tyre, në zonën bregdetare të Porto-Romanos, Durrës, e ratifikuar nga Kuvendi në vitin 2004Ecuria e marrëveshjes koncensionare ndërmjet qeverisë shqiptare dhe koncensionarit Romano Port sh.a. për qeverinë ndiqet nga tre ministri: ministria përgjegjëse për ekonominë, ministria përgjegjëse për portet dhe ministria përgjegjëse për çështjet mjedisore. Sipas aktkolaudimit tekniko-ekonomik të paraqitur nga koncensionari rezulton se ka përfunduar së ndërtuari investimi i miratuar sipas lejes së ndërtimit dhe është marrë leja e shfrytëzimit për objektin. Gjithashtu, koncensionari Romano Port ka paraqitur pranë Organit Shtetëror të Autorizuar (OSHA), dokumentacionin e plotë zyrtar që provon sipas legjislacionit përfundimin e këtij objekti së bashku me linjat dhe pajisjet nën presion. Aktualisht në përputhje me Kodin Detar ministria e PPTT-së, si dikasteri përgjegjës në fushën e porteve ka detyrimin ligjor të nisë procedurat për shpalljen port të këtij ndërtimi të kryer në Porto-Romano dhe për ta kategorizuar atë "Port i hapur ndërkombëtar". Veprimtaria e tij do të jetë ajo e një porti nafte, gazi dhe e nënprodukteve të tyre, i cili i shtohet hartës detare shqiptare.