E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Politikën e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare miraton dy projektligje.

 

.

Në mbledhjen e datës 17 shkurt 2009, Komisioni për Politikën e

Jashtme, u mblodh  dhe shqyrtoi dy marrëveshje dhe përkatësisht: 

Propozimin e projektligjit Për Aderimin e Republikës së

Shqipërisë në protokollin shtesë të Konventës për lehtësitë

doganore për turizmin, në lidhje me importimin e dokumenteve e të

materialeve publicitare turistike. Në këtë protokoll kanë

aderuar tashmë 73 vende të UNECE-së. Aderimi në protokollin

shtesë të kësaj konvente është në vijim të politikës së

përcaktuar nga Këshilli i Ministrave në aktet e rëndësishme

ndërkombëtare të OKB-së dhe në plotësimin e detyrimeve, që

rrjedhin nga Plani Ndërkombëtar i zbatimit të MSA-së, në sektorin

e transportit rrugor.
 
Komisioni shqyrtoi edhe Propozimin e projektligjit: Për Aderimin

e Republikës së Shqipërisë në Konventën për lehtësitë doganore

për turizmin e cila ka si objekt që çdo palë kontraktuese me

aderimin në këtë konventë duhet të lejojë heqjen e përkohshme të

tarifave të importit për mjetet personale, të importuara nga një

turist.

Komisioni për Politikën e Jashtme u shpreh dakord për miratimin e

këtyre dy  projektligjeve  në seancë plenare.

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›