E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrton projektligjin për hidrocentralin mbi Devoll.

 

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

shqyrton projektligjin për hidrocentralin mbi Devoll.


Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në

mbledhjen e datës 17 shkurt 2009, vazhdoi  shqyrtimin e  

projektligjit: Për miratimin e kontratës së koncensionit,

ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si

autoritet kontraktues, dhe AVN AG, Statkraft AS dhe Devoll

Hydropower, sh.a, si bashkëkoncensionarë, për projektimin,

financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin,

mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në

lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë.        
     
Në mbledhje ishin të pranishëm përfaqësuesit e Ministrisë së 

Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës: Alfred Rushaj, Fation Tugu

e Sulejman Xhelepi.

Fillimisht u dëgjuan  dy relatorët e Komisionit për këtë

projektligj, deputetët Ilir Bano dhe Flamur Hoxha.

Deputeti Ilir Bano   ftoi  Komisionin ta votojë projektligjin,

pasi koncesionari  po hyn  në një investim të konsiderueshëm dhe

afatgjatë me vlerë rreth 1 bilion euro. Nga realizimi i kësaj

kontrate do të  ketë përmirësim të sigurisë së furnizimit me

energji elektrike, rritje të stabilitetit të  sistemit, zhvillim

të tregut të energjisë elektrike, optimizim  të kaskadës së lumit

Devoll, rritje të vendeve të punës,  përfitime ekonomike për 

shtetin tonë,  nxitje të investimeve të huaja,  sigurimi i një

sistemi  modern  të energjisë  elektrike për Shqipërinë, rritje

të bashkëpunimit rajonal dhe një impakt shumë pozitiv mbi

ekonominë e vendit.

Relatori i  opozitës  Flamur Hoxha  kishte vërejtje sepse,  sipas

tij, me këtë kontratë janë shkelur disa nene të ligjit: Për

koncesionet.

Përfaqësuesit e Ministrisë  bënë  sqarimet  e duhura  në lidhje

me vërejtjet e deputetëve.

Pas diskutimeve, Komisioni, me shumicë votash, e miratoi në parim

 projektligjin dhe u shpreh  dakord për kalimin e tij për

shqyrtim në seancë plenare.


                 
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në

numrin: + 355 4 22 78 293).

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›