Prezantohet në Komisionin e Ligjeve raporti vjetor për vitin 2009 i Prokurorisë së Përgjithshme
Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, me praninë e deputetëve të opozitës u njoh sot me raportin vjetor për vitin 2009 të Prokurorisë së Përgjithshme.
Gjatë prezantimit të raportit, Prokurorja e Përgjithshme, znj.Ina Rama vuri në dukje arritjet në përmbushjen e angazhimeve për prioritetet në luftën kundër kriminalitetit, në luftën kundër korrupsionit, trafikimit të lëndëve narkotike, trafikimit të qënieve njerëzore etj. Znj.Rama vlerësoi se në rritjen e efektivitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimeve të paligjshme ka ndikuar përdorimi i mjeteve të posaçme të hetimit si dhe kryerja e hetimeve paralele.
Përsa i përket luftës kundër korrupsionit, kryeprokurorja theksoi se është konsideruar si një prioritet brenda radhëve të prokurorisë dhe gjyqësorit. Ndër të tjera, znj.Rama theksoi rëndësinë e amendimeve të nevojshme ligjore për kufizimin e imuniteteve, për ti hapur rrugë organit të akuzës që të ushtrojë me efektivitet ndjekjen penale edhe për këtë kategori personash, veçanërisht në drejtim të veprave penale të korrupsionit dhe krimeve në detyrë.
Pasi u njohën me prezantimin e raportit, fjalën e mori relatori i këtij raporti, Eduard Halimi, i cili vlerësoi punën e mirë të prokurorisë në luftën kundër korrupsionit si dhe krijimin e funksionimin e sukseshëm të task-forcave të ngritura në Tiranë dhe 6 rrethe të tjera duke theksuar se kjo masë ka hapur një kapitull të ri në betejën kundër korrupsionit.
Nga ana tjetër, deputeti Halimi vuri në dukje se lufta kundër korrupsionit në administratën shtetërore, si në atë qendrore dhe atë lokale është në një fazë pozitive. Në këtë drejtim ai vuri në dukje rëndësinë e hetimit të shpejtë dhe efikas pasi disa kallëzime të depozituara nga kuvendit apo qeveria janë akoma pa një përgjigje.
Në vijim të mbledhjes, deputetët e opozitës dhe mazhorancës drejtuan pyetje drejt Prokurores së Përgjithshme lidhur me veprimtarinë e institucionit që ajo drejton, për luftën ndaj formave të krimit, korrupsionit, trafiqeve të ndryshme, bashkëpunimin me institucionet etj.
Pas seancës së pyetjeve, anëtarët e komisionit vijuan shqyrtimin e projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2009.
Përmes kësaj rezolute Kuvendi kërkon nga prokuroria rritjen e kapaciteteve investiguese të prokurorëve duke i dhënë prioritet të ndjeshëm çështjeve kryesisht nga ana e tyre dhe jo përmes kallëzimeve të bëra nga shtetasit.
Gjithashtu, në rezolutë, Kuvendi i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të intensifikojë luftën kundër korrupsionit në administratën qendrore dhe lokale, të intesifikojë luftën ndaj pastrimit të parave duke riparë të gjitha dosjet e depozituara nga agjencitë përkatëse. Ndërkohë që Kuvendi angazhohet të mbështesë prokurorinë në çdo kërkesë të saj për heqjen e imunitetit të çdo zyrtari me imunitet, për çdo kërkesë që ka lidhje me korrupsionin e pastrimin e parave.
Më pas, me shumicë votash komisioni miratoi rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2009.