E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Integrimin Europian miratoi projektligjin “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”

23-11-2011 / Gazeta 55

Projektligji përcakton të drejtat dhe detyrimet e operatorëve ekonomik sipas rolit t tyre

Komisioni për Integrimin Europian miratoi dje projektligjin “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”. Të pranishëm në mbledhje ishin anëtarët e komisionit ,përfaqësues të Ministrisë  së Integrimit dhe Ministrisë së Ekonomisë,Tregtisë dhe Energjetikës. Ky projektligj përcakton të drejtat dhe detyrimet e operatorëve ekonomik sipas rolit dhe përgjegjësisë së tyre në zinxhirin e furnizimit për vendosjen në treg të produkteve, në mënyrë që të garantojnë dhe të sigurojnë përputhshmërinë e tyre me kërkesat ligjore në lidhje me to, si dhe detyrimet e personave përgjegjës të disa produkteve, grup produktesh apo instalimesh kur janë vënë në shërbim.
Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit miratuan në unanimitet projektligjin dhe e kaluan atë për seancë plenare.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›