Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë vizitës së saj në Washington pas ceremonisë së betimit të Presidentit Obama,ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës.
Intervista e Kryetares, Jozefina Topalli, dhënë VOA-së.
VOA: Zonja Topalli, mirëseerdhët.
Ndërsa ende nuk është shuar atmosfera e ceremominisë së përurimit të Presedentit Obama, ku ju morët dje pjesë në këtë ceremoni, sot ju ktheheni në Shqipëri: Me çfarë përshtypjesh largoheni?
Kryetarja Topalli: Në fakt, në të vërtetë është përshtypja si e gjithë atyre që e kanë ndjekur këtë ceremoni, pra, jo vetëm ata që kanë qenë pjestarë fizikë të kësaj ceremonie, por besoj që edhe për amerikanët ka qenë një rast krejt unik, në krahasim edhe me ceremoni të tjera presidenciale, me pjesmarrje të jashtëzakonshme të qytetarëve të amerikanë, apo ajo atmosferë që ishte 10 ditë më përpara në të gjitha rrugët e Washingtonit, të mbushura me njerëz, që vinin për të marrë pjesë në këtë ceremoni, duke përballuar të ftohtin e madh që ishte dje, absolutisht, imagjino, temperatura më e lartë mund të ketë qenë -10,-18 gradë C, po pastaj gjatë gjithë ditës ka qenë nën zero. Kështu që besoj se ishte një ceremoni monumentale.
VOA: - Zonja Topalli, fitorja e zotit Obama, por edhe mënyra sesi u krye tranzicioni është komentuar shpesh gjatë gjithë këtyre ditëve, apo gjatë këtyre 2-3 muajve, si përsosje e demokracisë së Shteteve të Bashkuara, pra, ajo që permendet më së forti në këtë demokraci është fakti se këtu institucionet respektohen dhe janë të pavarura. Në qoftë se bëjmë një paralelizim me Shqipërinë duket se një elemnt i tillë në Shqipëri çalon. Pra, e kam fjalën që kohët e fundit duket se po lind një konflikt i ri me gjyqësorin, pas miratimit të ligjit për pastërtinë e figurës, si do ta komentoni ju këtë përplasje të re që mund të lindë me Gjykatën Kushtetuese. A nuk është kjo Gjykatë që do të ketë autoritetin e fundit ligjor në Shqipëri?
Kryetarja Topalli: Këtë faktor unë nuk e quaj si përplasje, por e quaj si një moment të qetësimit të shpirtrave të të gjithë shqiptarëve. Me që ju i referoheni politikës amerikane, që është dhe modeli ynë, të gjithë e ndjekin me shumë vemëndje atë që ndodh në Kongresin Amerikan, parlamentarizmin, qoftë në Dhomën e Ulët, apo në Senat. Ka rëndësi se sa këta qytetarë i japin besim liderit të tyre, që ata zgjedhin, në mënyrë që, në momentin e parë që zgjedhin liderin e tyre, lideri bën emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm, të niveleve të ndryshme dhe të një numri jashtëzakonisht të rëndësishëm të administratës së tij. Atij që i jepet besimi, ata që votohen, ata që shkojnë dhe bëjnë takimin me elektoratin dhe bëjnë të mundur që të galvanizojnë situatën ashtu siç ka bërë Presidenti i ri. Unë besoj që, natyrisht i njohin të drejtën të caktojnë Prokurorin e Përgjithshëm dhe të bëhen të gjithë emërimet e tjera. Në rastin tonë jemi vonë, por më mirë vonë se kurrë. Unë e di që është vonë, por unë do të kisha dashur shumë që ajo të kishte ndodhur më përpara, por ndoshta ja vlen të sqarojmë se në disa raste ka pasur një abuzim me mediat kur është folur për një numër shumë të lartë të gjykatësve, në fakt numri i përgjithshëm i atyre njerëzve që mund të preken nga ky projektligj është jashtë-jashtëzakonisht i vogël, ndoshta as një për qind e gjithë administratës shtetërore dhe e rangut të trupes se drejtesise.
VOA: - Në qoftë se dikush prej gjykatësve mund të thotë se mund të prekem nga ligji
dhe tërhiqem për shkak të zbatimit të ligjit, atëherë situata në gjykatë mund të veprojë, mund të funksionojë?
Kryetarja Topalli: - Më fal, por unë nuk mund të paragjykoj kurrë. Unë mendoj se është një numër shumë i vogël në përgjithësi në trupin gjykues, Dhe në fakt këto që të pyesësh nëse është një gjykatës, që është ende në punë, por që ka dhënë një dënim me varje, apo me pushkatim, apo me interim, apo me dëbim dhe do të jetë përsëri në krye të gjykatës dhe këtë asnjë njeri nuk e pranon, as të majtë dhe as të djathtë dhe as të qendrës, as të kuq, as blu dhe as gri. Kjo është çështje e se drejtës. Kjo është çështje e historisë sonë.
VOA: - Ndalemi në një çështje tjetër, që ka të bëjë përsëri me institucionet në Shqipëri, e kam fjalën për marrëdhëniet e Parlamentit me zyrën e Presidentit të Republikës. Janë bërë edhe disa fërkime mes jush dhe Presidentit Topi, një President i dalë po nga partia, që edhe ju ipërkisni. Ka pasur disa ngjarje, që nga dekretet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ose më saktë kritikat që i bëtë ju zotit Topi në muajin dhjetor, për shkak të ligjit të kthimit të zgjedhjeve. Çfarë e ka provokuar këtë lloj raporti midis këtyre dy institucioneve?
Kryetarja Topalli: - Atëherë ju them diçka, kujtoni debatet që kishte midis Kongresit dhe Presidentit Bush. Këtu kemi të bëjmë me detyrime institucionale dhe me fshehjen e përgjegjësisë, apo peshën e përgjegjësisë që secili mban. Pvarësisht se mund të jetë një parti, secili ka detyrat e veta. Unë mbroj parlamentarizmin deri në fund. Është detyra ime të mbroj parlamentarizmin dhe vendimet e Parlamentit, në një Republikë Parlamentare dhe mundohem që ti japë atë peshë që ka dhe që do të këtë në fakt Parlamenti. Përsa i takon gjykatësve, ata gjykatës që nuk janë këtu, jo vetëm për shkak të mos konsultimit që Presidenti nuk realizoi, në fakt kultura e konsultimit është një kulturë thelbësore bazale, që në çdo vend, edhe në vendet e demokracive më embrionale funksionon. E, natyrisht, të ikësh nga kjo kulturë nuk i bën nder asnjë institucioni. Unë respektoj Parlamentin, parlamentarizmin dhe një ndër shkaqet pse janë rrëzuar, pasi dy prej këtyre gjykatësve kishin vendime të viteve 87, 88 dhe 89, vendime të proceseve politike dhe në vitin 2008, normal që nuk mund të pranonte të tilla konsultime. Kësht që ska asgjë personale, ka cështje principiale, ka çështje konceptuale dhe kështu funksinon, kështu funksionon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, funksionon në Francë, në Itali dhe është shumë mirë që funksionon edhe në Shqipëri.
VOA: pyetjen e fundit dua ta lidh me shembullin e amerikës, me përvojën e amerikës. Nga këto që patë dhe dëgjuat, cilat nga ele,metët ju mund të merrni me vetë mnë shqipëri për ti zbatuar atje?
Kryetarja Topalli : Amerika është inspiruese në vetvete. Ky President ka veçorinë e tij, se është një orator i lindur dhe që i bën ta besojnë Kombi i vet, qytetarët e vet, me madhështinë e tij dhe me forcën e tij, që ka për të ndryshuar dhe për të kapërcyer këtë situatë në drejtimin e shtetit. Ajo që më ka bërë përshtypje, gjatë fushatës së Obamës dhe në disa elementë të kësaj fushate, unë e shoh që në Shqipëri ka filluar, realisht, po merren me shumë simpati, me detajet më të mëdha, qoftë edhe me takimet që Berisha ka bërë me strukturat e veta, elementët e fushatës së Obamës. Por ajo që më ka bërë më shumë përshtypje është fakti se SHBA dhe Presidenti i ri Obama, që do përballen, është sfida ekonomike dhe doktrina e tij është një doktrinë e fokusuar në investime, në ndërtimin e rrugëve, në ndërtimin e shkollave, në përmirësimin e edukimit, gjëra këto që dhe ne i kemi prioritet në vendin tonë dhe kjo më bën që të ndihem mirë. Është një doktrinë që në SHBA dhe në Shqipëri është në prioritet.
VOA: Zonja Topalli, falemnderit!