E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria dhe Bullgaria, koordinim të përpjekjeve për projektet e infrastrukturës në rajon.Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli takon homologun bullgar Pirinski.

 

Axhenda e vizitës së Kryetares së Kuvendit në Parlamentin e Bullgarisë  ka nisur me ceremonialin zyrtar në memorialin Ushtari i Panjohur.
Të dy Kryetarët e Kuvendeve vendosën kurora dhe nderuan nën himnet kombëtare respektive ushtarët bullgarë, të rënë në luftë, dhe më tej, duke përshkuar në këmbë rrugën deri në hyrje të Kuvendit, dy Kryetarët hynë në seli ku zhvilluan një takim miqësor e të hapur.

Në bisedën me Kryetarin e Kuvendit të Bullgarisë, Georgi Pirinksi, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli vlerësoi se Bullgaria është një nga vendet e para të NATO-s që ka mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj për integrim në Aleancën e Veriut.
Duke falenderuar dhe shrehur mirënjohjen për angazhimin e Kryetarit Pirinski , Kryetarja e Kuvendit tha:
Bullgaria është një nga vendet që na ka mbështetur në ëdo hap të zhvillimit tonë dhe mendoj se niveli i marëdhënieve tona është i jashtëzakonshëm. Marrëdhëniet politike janë të shkëlqyera dhe në të njëjtin nivel duhet të jenë dhe ato ekonomike. Kryetarja e Kuvendit e cilësoi  si qenësore diplomacinë parlamentare në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ajo theksoi se kjo vizitë do t'i japë një hop cilësor marëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.
Nga ana e tij Kryetari I Kuvendit bullgar u shpreh se mes dy vendeve ka një histori të gjatë miqësie dhe marrëdhëniet dypalëshe po marrin impulse të reja zhvillimi.
Sipas zotit Pirisnksi, dy vendet me potenciale të mëdha për të rritur nivelin e shkëmbimeve veçanërisht në sektorët ekonomikë e ata socialë.
Bazë e mirë për forcimin e marëdhënieve mes dy vendeve tona janë marëveshjet e bashkëpunimit dhe memorandumi i miqësisë mes dy vendeve", tha Zoti Pirinski.
Duike vlerësuar punën e Kryetares së Kuvendit, zoti Pirinski theksoi se  Shqipëria vlen të marrë një rol  aktiv në nismat e forcimit të marëdhënieve mes vendeve të Detit të Zi.
 
Duke shtjelluar më tej mundësitë për bashkëpunim mes dy vendeve , Kryetarja e Kuvendit paraqiti një përmbledhje të gjendjes ekonomike të Shqipërisë.

Ne jemi një vend ku është kryer revolucion i vërtetë fiskal dhe ku regjistrimi  i biznesve është  liberalizuar.Vendi ka një rritje ekonomike mbi 6 % dhe me inflacion më pak se 3 %.
Investitorët e huaj po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për vendin tonë pasi gjatë këtyre viteve ne kemi përmirësuar ndjeshëm edhe infrastrukturën  tha Kryetarja e Kuvendit

Ajo hodhi idenë që të dy vendet të koordinojnë nismat, për të marrë mbështetjen e BE-së për zhvillimin e infrastrukturës së rajonit.

Më tej, Kryetarja e Kuvendit, duke iu përgjigur interesimit të veçantë të delegacionit bullgar për reformat ligjore në Shqipëri, tha se kodi i  ri zgjedhor pritet të përfundojë së shpejti dhe së bashku me kartat e identitett do të jenë garancia  për zgjdhje të lira dhe me standarte europiane.
 
Të dy kryetarët e Parlamenteve vunë theksin tek rritja e shkëmbimeve parlamentare nëpërmjet vizitave të komisioneve reciproke.
 
Gjatë vizitës në Parlamentin e Bullgarisë, Kryetarja e Kuvendit pati dhe një seancë dëgjimore me Komisionin e  Politikës së Jashtme .Gjatë kësaj seance Kyetarja e Kuvendit dhe delegacioni që e shoqëronte  njohën deputetët bullgarë me zhvillimet, reformat dhe transformimin e bërë në Shqipëri vitet e fundit,  ndërsa shprehën edhe një herë  mirënjohjen e thellë për mbështetjen që Bullgaria po i jep Shqipërisë në anëtarësimin me të drejta të plota në NATO

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›