E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas takimit me presidentin Italian, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ,Jozefina Topalli zhvilloi një bisedë shumë miqësore edhe me presidentin Jacques Delors.

 

  Jacques Delors i njohur tashmë si  politikan i madh vizionar mbetet një ndër presidentët më të suksesshëm në dekada gjatë periudhës së tij presidenciale  në Komisionin Europian.
 
Ai hodhi bazat ligjore, punoi mbi konventat dhe marrëveshjet e mëdha mbi të cilat sot funksionon Bashkimi Europian. Mastrihti dhe tregu unik janë ndër sukseset e Jacques Delorit. Reforma Delors e bën këtë politikan të konsiderohet një ndër baballarët e Europës së sotme.
 
Jacques Delors dhe Jozefina Topalli diskutuan për procesin e zgjerimit të Europës, i cili sipas presidentit Delors, në vitet e ardhshme do të numërojë 30 vende nga 27 qe ka sot. Kryetarja e Kuvendit foli mbi reformat e fundit në Shqipëri  si dhe për tempin unik të procesit të ratifikimeve si të protokollit te NATO-s ashtu edhe të Marrëveshjes së stabilizim-asocimit të Shqipërisë me BE.

Delors, mik i vjeter i kryeministrit Berisha, ka mbështetur fort Shqipërinë në vitet e para të ndryshimeve. Presidenti Delors foli në mënyrë të veçantë për Kryeministrin Berisha të cilin e cilësoi si mik të tij dhe e vlerësoi si një lider të transformimeve të mëdha të Shqipërisë.

Lidhur me zgjerimin ne vendet e ballkanit ai u shpreh:Evropa i ka dyert e hapura për vendet e Ballkanit për ti mbështetur ato në gjetjen e zgjidhjeve paqësore dhe të frytshme. Unë jam PRO zgjerimit. Pas zhvillimeve të fundit në këtë rajon Evropa ka marrë përgjegjësi të veçanta për vendet e këtij rajoni.
 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›