E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit takon Kryetarin e Senatit të Francës, Gerard Larcher."Së bashku me Kryetarin e Asamblese Kombetare te Frances, do të angazhohemi për vizitën e Sarkozisë në Shqipëri."

 

 
Një pritje disi e veçantë iu rezervua Kryetares së Kuvendit dhe delegacionit që e shoqëronte nga Kryetari i Senatit Gerard Larcher.
 
Zoti Larcher e ftoi Kryetaren e Kuvendit të zhvillonin takimin pikërisht në sallën që kishte shërbyer si zyrë pune për një ndër figurat historike të Francës, Napoleon Bonapartin.
 
Në nderim të kësaj vizite Kryetari i Senatit kishte ftuar në takimin me Kryetaren e Kuvendit edhe Kryetarë të Komisioneve më të rëndësishme të Senatit, si atë të çështjeve europiane, sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe të ekonomisë.
 
Biseda u fokusua në gjetjen e mjeteve dhe rrugëve për të konkretizuar bashkëpunimin mes institucioneve respektive duke i njohur këtyre institucioneve rolin për të nxitur bashkëpunim mes dy vendeve edhe në fusha të tjera si dialogu politik, bashkëpunimi ekonomik, krijimi i garancive për tërheqjen e investitorëve francezë dhe sigurimit të investimeve të tyre.

Kryetarja e Kuvendit sikurse edhe në takimet e tjera përcolli Kryetarin  e Senatit, i njohur si një nga bashkëpunëtorët e afërt të Presidentit Sarkozy, dëshirën e Shqipërisë dhe Shqiptarëve që Presidenti i Francës si një ndër mbështëtësit kryesore të çështjes shqiptare të bëjë një vizitë në Tiranë.
 
Në fund të takimit Kryetarja e Kuvendit dhe Kryetari i Senatit iu përgjigjën interesit të medias.
 
Kryetari i Senatit  Gerard Larcher. Kemi diskutuar për punën që kemi bërë prej kohësh dhe bëmë një bilanc të situatës në Ballkanin Perëndimor. Ne ndajmë të njëjtin vullnet për paqen dhe stabilitetin në rajon. Folëm për MSA-në të cilën e votuam pak ditë më parë si dhe për protokollin e NATO-s.
 
Kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme dhe për Samitin e Strasburgut që përbën një takim shumë të rëndësishëm. Kryetarja e Parlamentit nënvizoi rëndësinë e shkëmbimit të vizitave në nivele të larta. Ne njëkohësisht biseduam për çështje konkrete të aspektit ekonomik. Kemi konstatuar se shkëmbimet ekonomike nuk janë në nivelin e miqësisë dhe mirëbesimit mes dy vendeve. 30 milion euro nuk janë të mjaftueshme prandaj ne diskutuam për mjetet dhe mundësitë për përmirësimin e situatës.

Janë tashmë disa sipërmarrje franceze të pranishme në Shqipëri si Sagem, Krediti bujqesor dhe Societe Generale. Ne kemi folur sesi mund ti zhvillojmë këto marrëdhënie ekonomike, me të cilat ra dakort edhe Kryetari i Komisionit të Marrëdhënieve Europiane. Pra, folëm për miqësinë dhe çështje konkrete, një reflektim mbi situatën në Ballkanin Perendimor, pra këto ishin tema të bashkëbisedimit tonë.
 
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli- Ishte një takim shumë i frytshëm me presidentin e sapozgjedhur të senatit, që nderoi delegacionin shqiptar edhe me praninë e disa kryetarëve të komisioneve të senatit. Ashtu siç tha presidenti, gjetëm jo vetëm mbështetje për Ratifikimin e Protokollit të NATO-s, por presidenti ishte jashtëzakonisht konkret dhe me një dëshirë e vullnet të mirë për të forcuar marrëdheniet me Shqipërinë në fushën ekonomike, për të qenë konkret në invetimet e biznesit francez në Shqipëri. E informova për reformat që janë kryer në Shqipëri, për lehtësirat fiskale që biznesi të ecë në rrugën e vet me garanci të plota dhe kjo natyrisht që është një shtysë, një inkurajim që investitorët francezë të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri.
 
Cili ishte qëndrimi i Francës në lidhje me ratifikimin e Protokollit të NATO-s?
 
Mora garanci të plota për mbylljen së shpejti të këtij procesi. Franca është një ndër mbështetëset kryesore të Shqipërisë dhe Ballkanit duke kontribuar  që rajoni të jetojë në paqe dhe stabilitet. Ne këtë kontekst, pas ratifikimit të MSA-së, Franca, shumë shpejt, pritet të ratifikojë edhe Protokollin për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
 
Ka shanse që Presidenti francez Sarkozy, të vijë në Tiranë?
 
Kryetari i Senatit  Gerard Larcher. Kjo nuk varet prej meje, por mund të them se Presidenti i Asamblesë Kombëtare dhe unë ,do të bëjmë përpjekjet tona.

Gjate qëndrimit të saj në Francë Kryetarja e Kuvendit zhvilloi takime edhe me grupet e miqësisë si dhe nga Komisionet e jashtme të Asamblesë dhe Senatit si dhe mjaft deputetë të tjerë.
 
 
 
 
 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›