Mbledhja e Komisionit për Edukimni dhe Mjetet e Informimit Publik
Në mbledhjen e datës 10 shtator 2008 Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, diskutoi mbi kalendarin për zbatimin e planit të verpimit për harmonizimin e kuadrit ligjor për transmetimet radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë me standardet europiane.
Gjatë diskutimit u ra dakord nga anëtarët e Komisionit që të veprohet në perputhje me etapat që parashtron ky kalendar, në mënyrë që të përftohet një produkt sa më i mirë ligjor, për transmetimet radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet analizës së përafrimit të legjislacionit kombëtar me atë komunitar.
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e Komisionit në numrin: + 355 4 27 82 96).