E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon punimet Konferenca Rajonale Forcimi i Bashkëpunimit në Fushën e Sigurisë për një Anëtarësim të shpejtë të Europës Juglindore në BE.

  Vendet e Europës Juglindore janë të vendosura të forcojnë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet dypalëshe e shumëpalëshe në fushën e sigurisë për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, tregtinë e paligjshme, trafikimin dhe forma të tjera të krimit ndërkombëtar.   Në këtë përfundim arriti Koferenca Rajonale me temë Forcimi i Bashkëpunimit në Fushën e Sigurisë për një Anëtarësim të  shpejtë të Europës Juglindore në  BE, e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe që zhvilloi punimet në datat 7 dhe 8 dhjetor 2009.   Në ditën e fundit, Konferenca miratoi një deklaratë të përbashkët për bashkëpunimin mes parlamenteve të vendeve të Europës Juglindore, veçanërisht në kuadrin e prespektivës europiane të këtij rajoni.
Nëpërmjet kësaj deklarate, përfaqësuesit e delegacioneve pjesëmarrëse në këtë takim, miratuan edhe propozimin e paraqitur nga Kuvendi i Shqipërisë për krijimin e Asamblesë Parlamentare të Europës Juglindore, propozim i cili pritet të ratifikohet nga parlamentet kombëtare të vendeve të këtij rajoni.
Konferenca u dha mundësinë parlamentarëve nga Europa Juglindore të bisedojnë sëbashku për të  forcuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë, si dhe theksoi mundësinë e Parlamentit për të siguruar burime të mjaftueshme për të forcuar sigurinë brenda vendit dhe atë rajonale.
Një ndër përfundimet e rëndësishme të këtij takimi ishte edhe nxitja e mëtejshme e bashkëpunimit për forcimin e sigurisë në kufi, për të  luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, tregtinë e paligjshme, trafikimin dhe forma të tjera të krimit ndërkombëtar, duke miratuar paketën e nevojshme ligjore.    
Gjithashtu, Konferenca theksoi vendosmërinë e delegacioneve pjesëmarrëse për konsolidimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike, duke forcuar shtetin ligjor, si dhe duke zbatuar autoritetin e mbikëqyrjes parlamentare.
 
Pjesëmarrës në këtë aktivtet ishin delegacione parlamentare nga Shqipëria, Bosnjë-Herzegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia; përfaqësues nga Parlamenti Europian, nga parlamentet e Austrisë, Greqisë, Italisë dhe Turqisë; përfaqësues nga Bashkimi Europian, Drejtori i SHISH, Drejtori i Policisë; ambasadorë të vendeve pjesëmarrëse dhe ambasadorë të akredituar në Tiranë, OSBE, PAMECA, ICITAP, EURALIS, OBDAT, përfaqësues të shoqërisë civile, palë të interesuara, studentë, etj.
 


   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›