E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, shqyrtoi projektligjin "Për administraten detare".

 


Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 10.3.2009, në orën 10 00, filloi shqyrtimin  e   projektligjit: "Për administraten detare".

Ishin   të pranishëm në mbledhje: përfaqësuesit e Ministrisë së  Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve: Shkëlqim Xhaxhiu, Sokol Kapedani, Dorian Mersini, si dhe deputeti Osman Metalla.

Fillimisht, komisioni dëgjoi shpjegimet e zotit Osman  Metalla si specialist i kësaj fushe.

Ai shpjegoi se  projektligji është përgatitur në përputhje të plotë me   kërkesat e Konventës së Organizatës  Ndërkombëtare  Detare, Memorandumit të Parisit dhe me Kodin Ndërkombëtar  të Sigurisë në Porte dhe në Anije. Ky projektligj është një  hap para në përmbushjen  e  detyrimeve  që rrjedhin   nga Plani Kombëtar për zbatimin e MSA-së.
Projektligji është përgatitur me ndihmën e konsulencës së  huaj  duke  marrë parasysh eksperiencën e vendeve   të rajonit, si dhe zhvillimet e vendit.

Projektligji përmban në parim  organizimin edhe funksionimin e administratës detare   me të gjitha strukturat drejtuese dhe ekzekutuese të saj. Qëllimi kryesor i projektligjit është krijimi i një strukture sa më efektive me një faturë minimale financiare. Efektet financiare të  projektligjit do të përballohen nga  MPPTT.

Pas diskutimeve,  deputetët u shprehën dakord në parim për kalimin e këtij projektligji për miratim në seancë plenare.

Gjatë shqyrtimit nen për nen,   u bënë vërejtje dhe redaktime për nenet: 2, 3 dhe  13. 

Për nenet: 8. 9, 10, 11, 12, 16,   u kërkua mendimi i Komisionit të Ligjeve. 

Tiranë,  më 10.3.2009                   


(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 293).

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›