Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrton projektligjin :Për planifikimin e territorit".
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin,në mbledhjen e dt 11.3.2009, filloi shqyrtimin e projektligjit: Për planifikimin e territorit".
Ishin të pranishëm në mbledhje: specialisti i Ministrisë së Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve Marin Biçoku, përfaqësuesit e OSBE-së Ermira Deçka dhe Julian Hodaj, përfaqësuesja e Bashkisë së Tiranës, Rezarta Ismailaja, perfaqësuesit e programit të Sfidës së Mijëvjeçarit, Fadil Boriçi e Zherome Anderson,
si dhe përfaqësuesi i Shoqatës së Ndërtuesve, Arben Dervishaj.
Fillimisht, u dëgjua mendimi i një nga relatorëve të komisionit për këtë projektligj, deputetit Pilo Keri. Ai theksoi domosdoshmërinë e projektligjit por kishte pyetje dhe vërejtje, të cilat do t`i paraqiste gjatë shqyrtimit nen për nen, me qëllim përmirësimin e projektligjit.
Më pas, u dëgjuan shpjegimet e përfaqësuesit të Ministrisë së Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve Marin Biçoku për vërejtjet e paraqitura.
Pas diskutimeve, u kalua ne shqyrtimin nen për nen të projektligjit.
Gjatë shqyrtimit nen për nen u kaluan 12 nenet e para të projektligjit. U bënë vërejtje dhe redaktime për nenet: 1, 2, 5, 6 dhe 11.
Komisioni do ta vazhdojë shqyrtimin e projektligjit në mbledhjen e dt.11.3.2009,ora 10.00
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 293).