E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit pret Kryetarin e Grupit parlamentar të miqësisë së parlamentit të Kuvajtit.

  Jemi të surprizuar nga zhvillimet e shpejta në Shqipëri. Kompanitë serioze të Kuvajtit janë shumë të interesuara të investojnë në vendin tuaj sepse biznesi këtu është i sigurt, tha sot Kryetari i Grupit parlamentar të miqësisë në parlamentin e Kuvajtit. Walid Tabtabai në takimin me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli.   Duke rikujtuar vizitën e Kryetares së Kuvendit në Kuvajt, deputeti Tabtabai e cilësoi si një vizitë shumë të rëndësishme dhe që pati një efekt shumë pozitiv në marrëdhëniet mes dy vendeve.   Deputeti Tabtabai tha se kishte porosi të veçantë nga Kryetari i Parlamentit të Kuvajtit, Al-Kharafi për ti përjellë  Kryetares së Kuvendit përshëndetjet e tij të përzemërta dhe se në përgjigjë të ftesës së Kryetares Jozefina Topalli, së shpejti ai do të vizitojë Tiranën.   Përfaqësuesi i Parlamentit të Kuvajtit ishte i shoqëruar në këtë takim nga disa përfaqësues të biznesit, të cilën thanë se lehtësimi i procedurave ligjore ekonomike i aplikuar në Shqipëri është shumë favorizues për investimet e tyre në infrastrukturë, turizëm e në fusha të tjera me interes reciprok.   Kryetarja e Kuvendit tha se po mirëpret me kënaqësi vizitën e Kryetarit të parlamentit të Kuvajtit, që do të ndikojë dukshëm në rritjen e nivelit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik. Ajo shprehu bindjen se marrëdhëniet parlamentare do të avancojnë më tej, edhe përmes shkëmbimit të përvojave reciproke mes deputetëve të parlamenteve të dy vendeve.

 

 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›