E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Komisioni për Ekonominë miratojnë katër projektligje

13-02-2013 / Gazeta 55

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi dhe miratoi dje dy projektligje të rëndësishme.
Fillimisht komisioni shqyrtoi dhe miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar”.
Më pas komisioni miratoi edhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në legjislacionin në fuqi për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
Ky projektligj u shqyrtua dhe u miratua dje edhe nga Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. 
Ndërsa Komisioni për Ekonominë dhe Financat mori dje në shqyrtim projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në ndryshimet e neneve të marrëveshjes së themelimit të Bankës së Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim (BSTDB)”, si dhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBDR), për financimin e projektit të burimeve ujore dhe ujitjes”.
Pas diskutimeve në parim dhe nen për nen, anëtarët e komisionit i miratuan edhe në tërësi projektligjet në fjalë dhe u shprehën dakord për kalimin e tyre në seancë plenare.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›