Komisioni për reformën zgjedhore,Topalli:Standarde
TIRANE- Komisioni i Reformës Zgjedhore ka nisur ne mesdite takimin e pare, tri javë pas miratimit te ngritjes se tij në Parlament.
Mbledhjen e ka hapur kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, me nje urim per pune te mbare e te suksesshme te komisionit.
Kam besim dhe shpresoj thellësisht se ky gur prove për cdo parti politike do jetë moment reflektimi për të arritur kompromise në funksion të standardeve perfekte të reformës. Secili prej përfaqësuesve të partive janë në provë- tha ajo.
Sipas Topallit, reforma duhet të jetë e gjithanshme, në interes të të gjithëve. Besoj se ju do i qëndroni interesit të vendit. Duke uruar që kjo punë të jetë e suksesshme ju vë në dijeni se administrata e Kuvendit është në dispozicionin tuaj, qoftë nga mbështetja njerëzore, qoftë financiare- theksoi ajo.
Ne numrin e sotem gazeta “Panorama”, shkruan se se në mbledhjen e sotme do të caktohen ekspertët e forcave politike që do të punojnë në nivel teknik me ndryshimet e Kodit si dhe do të përcaktohet plani i punës për një periudhë tremujore.
Javën e kaluar, në një mbledhje të partive të vogla, u kërkua me ngulm ndryshimi i sistemit nga proporcional rajonal në proporcional me korrektim kombëtar. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, theksoi se ne jemi kundër listave të mbyllura, sepse lisat e mbyllura dëmtojnë parlamentarizmin. Të gjendet rruga edhe për tu dhënë mundësi votuesve që të zgjedhin jo vetëm partinë, por dhe kandidatët brenda forcave politike. Ka shumë hapësirë për të eliminuar të gjitha ato marifetet e të ashtuquajturit sistem spanjoll, i cili cenon barazinë e votës, kur këtë e garanton vetë Kushtetuta.
Ndërkohë, opozita ka shprehur qëndrimin e saj kundërshtues ndaj kërkesave të të vegjëlve sa u takon listave. Kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë një takimi në Kosovë, është shprehur indirekt kundër listave të hapura. Në selinë e LDK-së folëm për cilësinë e procesit zgjedhor. Miqtë e LDK-së i vlerësojnë të dështuara listat e hapura dhe jetik numërimin elektronik, shprehet Rama në Twitter, pas një takimi me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.
Gjatë mbledhjes së sotme pritet të shihet edhe qëndrimi i demokratëve sa i takon sistemit zgjedhor dhe listave.