E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komiteti Olimpik i Rusisë, kundër qeverisë

• “Eshtë e domosdoshme që Kosova të marrë pjesë në Lojërat Olimpike dhe ky është qëndrimi im i palëkundur.Nuk ka arsye që sportistët dhe trajnerët të dënohen për shkak të politikës, në një kohë kur Olimpiada është ëndërr e çdo sportisti. Sportistët dhe trajnerët kanë katër vjet që përgatiten për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike dhe do të ishte zhgënjim dhe fyerje e madhe për ta, nëse politika ua mohon pjesëmarrjen. Për shumë prej tyre ky është rasti i fundit për t’u paraqitur në Lojëra Olimpike”, ka thënë Tiagaçev, lajm ky që është përcjellë nga gazeta e Moskës, “Vremya Novostei”. Kjo është hera e parë që nga zyrtarët e sportit rus kanë ardhur deklarata në përkrahje të sportistëve kosovarë. Në të vërtetë, shteti rus është duke kundërshtuar pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt dhe deklarata e njeriut të parë të sportit të Rusisë bie në kundërshtim me politikën zyrtare të këtij vendi. Ndërkohë, drejtuesit e Asociacionit Olimpik të Kosovës vlerësojnë se deklarata e Tiagaçevit ka peshë të madhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›