Apollon Baçe: “Këshilli i Monumenteve, asnjë shkelje”

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Restaurimeve është realizuar brënda të gjitha rregullave dhe nuk ka pasur shkelje. Ky është reagimi i drejtorit të Monumenteve të Kultures, Apollon Baçe. Sipas tij, që prej dorëheqjes së ish-Ministrit të Kulturës Ferdinand Xhaferraj, vendi mbeti vakant dhe për këtë arsye, zv/ Ministria Zana Turku është me të drejta të plota për ta zënë këtë vend.
Përsa i takon akuzave që studiuesit Artan Lame dhe Lorenc Bejko i kanë bërë kësaj mbledhje për shkak të dyerve të mbyllura për median, Baçe i ka pergënjështruar.
Institucioni i Monumenteve të Kulturës, është istitucioni që ka dalë hapur në mbrojtje të Keshillit Kombëtar të Restaurimeve, duke mbështetur çdo vendim te tij. Vetë drejtori i Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe eshte shprehur se çdo vendim per restaurimet do të behet në mbështetje të ligjeve në fuqi.