Komiteti i Helsinkit: “Paraburgimet në vend, në kushte skandaloze”
Bëhen publike shkeljet e konstatuara pas një monitorimi disamujor. Të dënuarit janë ankuar për kërkesat që depozitojnë për lirim me kusht
Laureta Rryçi
Tiranë - Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me anë të një raporti, denoncon gjendjen skandaloze në të cilën vijojnë të jenë dhomat e paraburgimit dhe sallat ku jepen vendimet gjyqësore në Shqipëri. Sipas të dhënave të raportit, monitorimi i kryer për periudhën tetor-dhjetor 2008, në disa institucione të paraburgimit si “Jordan Misja” dhe “Mine Peza” në Tiranë, por edhe në Berat, Durrës, Vlorë, si dhe institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burgim “Shën Koll” Lezhë, Vaqar, Fushë-Krujë, Krujë, “Ali Demi” në Tiranë dhe Spitali i Burgjeve në Tiranë., tregon për kushtet e vështira brenda tyre. “Kushtet fizike të jetesës nëpër këto institucione dhe kujdesi social e shëndetësor që u ofrohet të burgosurve vazhdon të jetë në gjendje të keqe”, - thuhet në raport.
Shqetësimet
Sipas monitorimit, mbipopullimi ishte një problem shqetësues pothuajse në të gjitha institucionet e paraburgimit dhe institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burgim të vëzhguara nga KSHH-ja, sidomos në institucionin e vuajtjes së dënimit Rrogozhinë, Lushnjë, në institucionin e paraburgimit Durrës. Mbipopullimi ishte shqetësues në sektorin e paraburgimit “Jordan Misja”, Tiranë dhe në sektorin e të dënuarve në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim “Ali Demi”, Tiranë. Sipas njoftimit për shtyp, infrastruktura e ambienteve të brendshme dhe të jashtme të institucioneve dhe mundësitë që ato krijojnë për një jetë normale për personat e privuar nga liria ishin gjithashtu objekt vëzhgimi. “Thuajse në të gjitha vendet e vizituara, kushtet e infrastrukturës nuk ofronin mundësitë reale për të përballuar mbipopullimin, për rrjedhojë nuk respektohej hapësira ose kubatura që duhet të ketë çdo person i privuar nga liria. Në IEVP Rrogozhinë dhe në IEVP Burrel, në sektorin e paraburgimit, në një dhomë mund të qëndronin nga 6 deri në 12 veta”, - thuhet në raport.
Të sëmurët mendorë
Në Qendrën Spitalore të Burgjeve mbaheshin personat me probleme mendore si dhe një pjesë e personave që kanë nevojë për kujdes të veçantë. Në disa prej këtyre institucioneve të vëzhguara problem shqetësues ishte shërbimi stomatologjik. Mungesa e stafit mjekësor dhe sanitar të mjaftueshëm ishte një tjetër aspekt, i cili krijonte mbingarkesë të stafit ekzistues si dhe ndikonte drejtpërdrejt në përballimin e punës së këtij shërbimi. Nga ana tjetër, të dënuarit e kontaktuar nga ky vëzhgim, shfaqën ankesa në lidhje me procedurat e shqyrtimit të kërkesave për lirim me kusht ose ulje të dënimit. “Në institucionet e paraburgimit është e nevojshme të krijohen mjediset për mbajtjen e të miturve dhe të pajisen ato me orenditë e nevojshme”, - sugjeron raporti i KSHH-së.
Box
Të dënuarit: “Nuk po na njihen ditët e punës”
Punësimi i personave të privuar nga liria ishte në vëmendje të vëzhgimit nga ana e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Në disa nga institucionet e vëzhguara kishte persona të punësuar në punë të tilla, si: pastrim, mirëmbajtje, kuzhinë dhe në punë tjera. Në institucionin e ekzekutimit të dënimit me burgim “Shën Koll” Lezhë kishte rreth 200 të dënuar të punësuar. Problem shqetësues ishte mosnjohja e ditëve të punës për efekt dënimi në IEVP Burrel, i vetmi i institucion ku nuk zbatohet ligji, si edhe pagesa e vogël e të punësuarve të privuar nga liria, e cila bazohej në sistemin e vjetër të pagesës, që ende zbatohej në sistemin e burgjeve shqiptare (SBSH). Deri sot nuk është miratuar vendimi i Këshillit të Ministrave për pagesën e përshtatshme të punës së të dënuarve.
Box
Sugjerimet nga Komitetit Shqiptar i Helsinkit
1. KSHH-ja mbështet nevojën e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës së dhomave të paraburgimit
2. KSHH-ja rekomandon marrjen e masave për të ndryshuar situatën infrastrukturore dhe të kushteve fizike në ambientet e ndalimit dhe të shoqërimit të personave në komisariatet e policisë.
3. Në institucionet e paraburgimit është e nevojshme të krijohen mjediset për mbajtjen e të miturve dhe të pajisen ato me orenditë e nevojshme.
4. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të marrë masa e nevojshme për zbutjen e mbipopullimit dhe transferimin e personave në institucione përkatëse.
5. KSHH-ja vlerëson zbatimin e normave të reja të ushqimit në institucionet e paraburgimit dhe në burgje.
6. KSHH-ja nxit drejtuesit e Policisë dhe të Prokurorisë që të marrin masa që punonjësit e tyre të respektojnë detyrimin për informimin e personave të privuar nga liria.
7. Institucionet që rrisin bashkëpunimin e aktorë të shoqërisë civile dhe të institucioneve të tjera jashtë burgut për të organizuar veprimtari social-kulturore.
8. Lidhur me gratë e paraburgosura dhe të dënuara, është e rekomandueshme që t’u siguruar të gjitha kushtet e nevojshme higjieno-sanitare, orenditë për një trajtim në përputhje me nevojat e tyre.
9. Rekomandohet hapja sa më shpejt e institucionit të trajtimit të personave të sëmurë mendorë në Durrës.
10. Të sigurohet personeli i nevojshëm dhe të merren masa për rriten e aftësive profesionale të tyre.
Dobjani: “Qeveria të pranojë kërkesat e paraplegjikëve”
Tiranë - Avokati i Popullit, Emir Dobjani, takoi dje paraplegjikët që janë duke zhvilluar prej tri ditësh një grevë urie për plotësimin e kërkesave të tyre. Ai, në prani të tyre, i ka bërë apel qeverisë që t’i japë sa më parë zgjidhje çështjes së tyre në mënyrë që këta invalidë të dalin sa më parë nga greva. “Ata nuk janë njerëz të zakonshëm, prandaj greva e tyre e urisë nuk duhet të zgjatet”, - tha Dobjani, duke shprehur kështu solidaritetin e tij. Sipas tij, këta janë njerëz të cilët kanë nevojë edhe në kushte normale për kujdesin e të tjerëve dhe në kushtet e grevës së urisë, gjendja bëhet edhe më e rëndë dhe më e përballueshme për shëndetin e tyre. Prandaj, Avokati i Popullit tha se ata meritojnë të kenë nga qeveria një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës, në mënyrë që kjo grevë të mos vazhdojë më, pasi rrezikon seriozisht shëndetin e invalidëve. “Institucioni i Avokatit të Popullit e ka marrë seriozisht kërkesën e tyre për rritje të pagës minimale për kujdestarët dhe jo vetëm 8 mijë lekë siç paguhen deri tani. Dhe ata që kanë makinë apo automjete të posaçme për të lëvizur duhet të kenë një minimum kompensimi nga ana e shtetit për plotësimin e kërkesave të tyre”, -tha Dobjani.
5 Mars 2009