Projekti i ullinjve, Gjana finalizon në Itali paktin “Berisha-Berluskoni”

Habjon Hasani
Tiranë - Ministri ynë i Bujqësisë, Jemin Gjana, ka finalizuar dje marrëveshjen e projektit të 20 milionë rrënjëve ulliri me homologun e tij italian Luka Zaja. Mediat italiane raportuan në këtë takim, ndërsa e komentuan si “zbatimin në terren të direktivave të dhëna nga takimi i hershëm Berisha-Berluskoni”. Mediat italiane kanë raportuar dje se dy ministrat kanë folur për disa çështje që kanë lidhje me bujqësinë, ndërsa në epiqendër të takimit duket se kanë qenë planet për importimin e 20 milionë fidanëve të ullirit që qeveria jonë e paraqiti si një projekt të vetin pak kohë më parë. Ky takim duket se ka qenë “shtrati i parë” i zbatimit të marrëveshjes së importimit të këtyre fidanëve, ndërsa në Shqipëri ka filluar dhe importimi i sasive të para të këtyre fidanëve nga Italia, që sipas disa specialistëve, janë cilësuar si fidanë të prodhuar nga një teknologji bujqësore e viteve 80’, e quajtur “rritje me pjalmim”. Të kësaj teknologjie janë konstatuar rreth 10 mijë fidanë që kanë ardhur në Fier aktualisht për këtë projekt, ndërsa lloji i tyre shihet si një teknologji dhe “lloj ulliri” i dalë kohe dhe jo shumë eficent.
Berisha
Kryeministri Sali Berisha duket se ka abuzuar politikisht dhe publikisht kur ka shpallur iniciativën kinse të tij për mbjelljen e 20 milionë rrënjëve ulliri. Prej tre muajsh Berisha “ka harruar” t’u thotë shqiptarëve se me shumë gjasa Shqipëria do të financohet për këtë projekt nga Bashkimi Europian. Burime të mirinformuara pranë Ministrisë së Bujqësisë i thanë “Albania”-s se vetëm në fund të muajit dhjetor ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, ka strukturuar grupin e punës që do të hartojë projektin për mbjelljen e 20 milionë rrënjëve ullinj, ndërsa ky grup pune ka zhvilluar mbledhjet e para të tij vetëm në janar. Ky fakt tregon se ndryshe nga sa është praktika klasike, ka qenë “deklarata e kryeministrit” (e dhënë që në muajin tetor) ajo që ka orientuar Ministrinë dhe jo ministria kompetente, e cila si rregull duhet të orientojë politikat bujqësore! Por kjo është vetëm njëra anë e këtij plani të amplifikuar periodikisht me bujë këta tre muaj, ndërsa burime nga Ministria e Bujqësisë bëjnë të ditur se praktikisht brenda këtij institucioni informacioni ka qenë se, “studimi i grupit të posaçëm të punës lidhet me një financim të ofruar nga BE-ja për të mbjellë 20 milionë rrënjë ulliri në Shqipëri”.
Humbjet
Ndonëse ka një projekt konkret të Bashkimit Europian për Greqinë dhe Italinë, qeveria shqiptare ka shpallur papritmas projektin e mbjelljes së 20 milionë rrënjëve ulliri pa përmendur aspak faktin nëse ky projekt do të financohej nga Bashkimi Europian. Sipas ekspertëve të bujqësisë, mund të ndodhë që në Shqipëri këto 20 milionë rrënjë mund të mos jenë si një investim i drejtpërdrejtë i BE-së, por si zonë “koncesioni” nga fituesit e shpallur të projekteve, siç janë Italia dhe Greqia. Megjithatë, në cilindo rast, Shqipëria duket se përveç demagogjisë qeveritare, do të pësojë dhe një përfitim minimal, madje dhe me humbje nga ky projekt, ndërsa paratë e fondit për Shqipërinë do t’i kalojnë sërish Italisë dhe Greqisë. Kjo do të ndodhë për vetë faktin se Shqipëria ka një prodhim minimal dhe të papërfillshëm të fidanëve të ullirit. Kësisoj, këto fonde do t’i përdorë për t’i importuar këta fidanë dhe fitimi dhe sasitë e parave do të qarkullojnë te fermerët e huaj në Itali dhe Greqi, dhe jo në vend. Sipas të dhënave zyrtare rezulton se aktualisht janë mbi 30 subjekte që prodhojnë fidanë ulliri në vendin tonë me një numër mesatar prej 170 mijë në vit. Pra, një shifër krejt e shpërpjesëtuar në krahasim me 20 milionë fidanët që i duhen projektit. Nga 4.7 milionë rrënjë që ka i gjithë vendi, 3.7 milionë janë në prodhim në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Ulliri në Shqipëri, 20 për qind humbet nga mungesa e shërbimeve
Në të gjithë vendin sot numërohen 4.7 milionë rrënjë ulliri. Kërkesat e tregut europian dhe mundësia e vendit tonë kanë bërë që qeveria të bëjë premtimin për pesëfishimin e numrit të tyre. Aktualisht janë shtatë zona ku ulliri është mbjellë tradicionalisht. Por, sipas specialistëve, klima e favorshme për mbjelljen e tyre është dhe në zona të tjera, duke qenë se vetëm në një vit në vend prodhohen 170 mijë fidanë ulliri.
Specialistët e Ministrisë së Bujqësisë deri sot kanë evidentuar 18 mijë hektarë tokë të lirë për mbjelljen e ullinjve. Kjo tokë është evidentuar në zonat aktuale ku janë plantacionet e ullinjve: Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Shkodër, Tiranë, Vlorë. Sipas specialistëve, sipërfaqet e pambjella të fermerëve janë në numër shumë më të madh se sa zonat ku aktualisht kultivohet ulliri. Specialistë të ndryshëm kanë theksuar se kapaciteti i këtyre zonave kodrinore është deri në 12-15 milionë ullinj. Ndërsa në zonat fushore për ullishtat intensive dhe superintensive është parashikuar që numri të arrijë deri në 10-13 milionë. Vetëm për këtë vit, në sajë të iniciativave të fermerëve dhe kompanive private do t’i shtohen numrit të përgjithshëm të ullinjve dhe 1000 hektarë ullishte që do të përfitohen vetëm nga dhënia me koncesion. Cilësia e ullinjve shqiptarë vlerësohet edhe nga kompanitë e huaja, të cilat janë interesuara për prodhimin shqiptar. Këtë gjë e tregon dhe rritja e numrit të prodhimit të fidanëve. Rreth 20 për qind e prodhimit vendas të gati pesë milionë rrënjëve humbet si pasojë e mungesës së shërbimeve që duhet t’i bëhen kësaj bime. Ndërkohë, investimet në këtë sektor kanë arritur rekorde gjatë dy viteve të fundit. Sipas të dhënave të specialistëve, gjatë vitit 2007 kanë përfituar nga skema e mbështetjes 608 fermerë për një sipërfaqe prej 355 hektarë ullishte.
5 Mars 2009