E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurimet, shpallet lista e 33 firmave të penalizuara

Agjencia e Prokurimeve Publike publikon kompanitë me probleme në tendera

Teksa Avokati i Prokurimeve publikoi raportin vjetor, Agjencia e Prokurimeve Publike ka bërë të ditur se gjatë këtyre viteve janë ndëshkuar 33 kompani, ndërsa 5 të tjera janë në procedura shqyrtimi. Burimet zyrtare pohojnë se kompanitë janë nga rrethe të ndryshme të vendit, që operojnë në sektorë të ndryshëm. Agjencia e Prokurimeve ka publikuar të dhënat më të fundit tri ditë më parë në buletinin e radhës, ku janë listuar të gjitha bizneset e konstatuara me shkelje në mënyrën e përdorimit të parave të buxhetit të shtetit. Enti shtetëror ka vendosur që këto firma, për një afat kohor nga një deri në tre vjet, të mos kenë të drejtë që të marrin pjesë në prokurimet publike. Për këtë ndëshkimi është bërë sipas shkallës së përgjegjësisë së gjithsecilës prej tyre.
Ndëshkimi
Agjencia e Prokurimeve Publike rimerr në shqyrtim, disa herë në vit, punën e të gjitha firmave që janë përfituese të fondeve publike. Ato shihen dhe vlerësohen sipas ecurisë së realizimit të punimeve të projekteve, cilësisë së tyre dhe një sërë kriteresh të tjera. Agjencia i jep vendimet pasi të pushojnë proceset gjyqësore në ngarkim, të cilat janë të natyrave të ndryshme.
Firmat private të penalizuara u përkasin rretheve të ndryshme të vendit, por edhe fushave të ndryshme. Pjesa më e madhe e firmave janë ato që merren me ndërtime dhe që më së shumti kanë konkurruar në tendera të shumta e sidomos në ndërtimin e infrastrukturës në Shqipëri, gjithmonë me paratë nga buxheti i shtetit. Por nuk kanë mbetur pas as ato që kanë qenë prezente për makinat, karburantet, shtypjen e librave apo teksteve shkollore, firmat e pastrimit, ato të shoqërive elektronike, farmaceutike, shërbime të ndryshme etj. Në listën e firmave që janë penalizuar nga APP gjeografia e tyre është e ndryshme. Ka mes tyre firma të Tiranës, Fierit, Durrësit, Elbasanit, Korçës, Vlorës, por edhe nga vende të tjera fqinjë, si Kosova, Maqedonia, madje deri në Bullgari. APP nuk ka nxjerrë në mënyrë konkrete shkeljet e bëra nga gjithsecili, por secila prej tyre ka marrë dënimin nga një vit deri në tre për të mos marrë pjesë në proceset tenderuese. Ndërkohë që një fakt i tillë vihet edhe në CV-në e firmave në tenderat e tjerë që do të marrin pjesë pas "shlyerjes" së dënimit.
Prokurimet elektronike

Ndonëse tani është më e thjeshtë për të realizuar një procedurë tenderimi, pasi gjithçka kryhet në mënyrë elektronike, sërish ka probleme dhe abuzime, qoftë nga firmat, qoftë edhe nga komisionet tenderuese; fakte këto që dolën edhe në raportin më të fundit të Avokatit të Prokurimeve. Të gjitha firmat që marrin pjesë në tendera zbatojnë ligjin "Për prokurimin publik", i cili është modifikuar pak javë më parë, si dhe vendimin e Këshillit të Ministrave për Miratimin e Rregullave për prokurimin publik. Por, që nga data 1 tetor e vitit të kaluar ka hyrë në fuqi edhe një ligj i posaçëm që ka lidhje me përgjegjësinë ligjore penale të subjekteve private. Tashmë, të gjitha prokurimet realizohen në mënyrë elektronike.
Të dhënat e Agjencisë së Prokurimeve Publike flasin për një rritje të numrit të firmave që nuk zbatojnë detyrimet ligjore dhe kontraktuale. Vetëm gjatë muajit janar është ndëshkuar 1 firmë dhe janë në proces edhe 5 të tjera.

LISTA E FIRMAVE TE PENALIZUARA

1. “XHEABRI” Bulqizë, me NIPT J66702410U përjashtohet për 3(tre) vjet
(15.3.2006-15.3.2009)

2. “GERALD” sh.p.k. Elbasan me NIPT J62903393F përjashtohet për 3(tre) vjet
(17.08.2006 – 17.08.2009) nga prokurimet publike.

3. “SAGVA” sh.p.k. Korçë me NIPT J73721043Q përjashtohet për 3(tre) vjet
(17.08.2006 – 17.08.2009)

4. “SIQECA SG” sh.p.k. Vlore, me NIPT K36520204A përjashtohet për 3(tre)
vjet (2.11.2006 – 2.11.2009)

5. “KLODI” sh.a. Fier, përjashtohet për 3(tre) vjet (13.11.2006 – 13.11.2009)

6. “GANDI KONSTRUKSION” sh.p.k., me NIPT J81508002V përjashtohet për 3(tre) vjet (13.11.2006 – 13.11.2009)

7. “DRINI PETROL” sh.p.k me NIPT K 01924007 përjashtohet për 2 (dy )
vjet (08.05.07-08.05.2009)

8. “SHEHAJ” sh.p.k. BALLSH me NIPT K 47905861 R përjashtohet për
2(dy) vjet (06.06.2007-06.06.2009)

9. ”BINAJ” sh.p.k. BALLSH përjashtohet për 2(dy) vjet (13.07.2007-
13.07.2009)

10. “JAPAN SERVICE SHPK TIRAN˔ përjashtohet për 3(tre) vjet
(29.08.2007-29.08.2010)

11. ”ELJON“ sh.p.k. me NIPT J92917219S përjashtohet për 3 (tre ) vjet
(11.09.2007-11.09.2010)

12. ”FLORI” SHPK VLORË NIPT J77411245Q përjashtohet për 3(tre)vjet
(15.10.07-15.10.2010)

13. “TE-NI SHPK PËRMET, përjashtohet për 2(dy) vjet (5.12.2007-5.12.2009)

14. “EDLOR” SHPK TIRANË përjashtohet për (dy) vjet (29.10.2007-
29.10.2009)

15. “DEA D.H.V” SHPK DELVINË përjashtohet për 3 (tre)
vjet(24.01.2008-24.01.2011)

16. IZET XHAFERI, person fizik, përjashtohet për 2(dy) vjet (11.02.2008-
11.02.2010)

17. JOGI SHPK FIER, përjashtohet për 2 (dy) vjet (15.02.2008-15.02.2010)

18. CLASSIC SHPK TIRANË, përjashtohet për 3 (tre) vjet (22.02.2008-
22.02.2011)

19. DAJSMAJLI SHPK PEQIN, përjashtohet për 3 (tre) vjet ( 26.02.2008-
26.02.2011)

20. KONTRAX LTD SOFJE BULLGARI, përjashtohet për 1(një) vit
(26.02.2008-26.02.2009)

21. JAGUAR SHPK TIRANË, përjashtohet për 2 (dy) vjet(26.02.2008-
26.02.2010)

22. BRUCI SHPK TIRANË, përjashtohet për 1 (një)vit (04.03.2008-
04.03.2009)

23. N.T.P. BURIMI Prishtinë, Kosovë përjashtohet për 2 (dy) vjet
(20.03.2008-20.03.2010)

24. ”MOKRA” SHRSF, përjashtohet për 2 (dy) vjet (04.04.2008-04.04.2010)

25. ”GENERAL CARS ALBANIA” SHULLAZ KURBIN, përjashtohet për 2 (dy) vjet (22.04.08-22.04.2010)

26. ”Rade Koncar Servis Popravki na Elektricni doo 100” SHKUP MAQEDONI, përjashtohet për 2 (dy) vjet (02.05.2008-02.05.2010)

27. ”PROJEKT 2000” SH.P.K, përjashtohet për 3(tre) vjet (16.05.2008-
16.05.2011)

28. PANA SHPK TIRANË përjashtohet për 2 (dy)vjet (18.06.2008-
18.06.2010)
29. AUTO SERVIS PRESTIGE SHPK TIRANË përjashtohet për 2 (dy)
vjet (28.08.2008-28.08.2010)

30. SHTYPSHKRONJA “Nënë Tereza” përjashtohet për 3 (tre)vjet
(24.10.2008- 24.10.2011)

31. TONI DVL-AL SHPK TIRANË përjashtohet për 3(tre) vjet
(10.11.02008- 10.11.2011 )

32. KREPI SHPK MIRDITË përjashtohet për 2(dy) vjet (12.12.2008-
12.12.2010)

33. AL JUNA JEEP SHPK TIRANË, përjashtohet për 1 (një) vit (15.01.2009-
15.01.2010)

NË PROCES SHQYRTIMI

REJ SHPK POGRADEC -Në proces rivlerësimi pas vendimit të Gjykatës së Rrethit Tiranë, Nr. 1430, Datë 19.02.2008

ARBANA SHRSF TIRANË, - Në proces rivlerësimi pas vendimit të Gjykatës së
Rrethit Tiranë, Nr. 1733, Datë 23.01.2008

STEOLB SHPK ELBASAN, - Në proces rivlerësimi pas vendimit të Gjykatës
së Rrethit Tiranë, Nr. 5578, Datë 07.04.2008

PRO CAD ING SHPK

CENI SHPK KRUME

Prokurimet publike, Avokati “fundos” qeverinë

Avokati i Prokurimeve ka depozituar në Kuvend raportin vjetor në të cilin vërehen shkelje të procedurave të prokurimeve, veçanërisht nga ministritë dhe agjencitë qeveritare. Ministria e Arsimit, ajo e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare janë institucionet me shkeljet më të mëdha të procedurave të prokurimeve publike. Në raportin e tij, Avokati i Prokurimeve, Edi Spaho, ka theksuar se shkelja e procedurave gjatë prokurimeve publike fsheh në vetvete synimin e korrupsionit, favorizimin e disa kompanive si dhe shmang konkurrencën e lirë gjatë zhvillimit të tenderave.
Sipas Avokatit të Prokurimeve, gjatë vitit 2008 janë depozituar 354 ankesa nga operatorë ekonomikë, të cilët kanë kundërshtuar vlerësimet e autoriteteve kontraktore apo të Agjencisë së Prokurimeve Publike. Gjatë hetimit është vënë re që autoritetet kontraktore zhvillojnë procedura prokurimi në kundërshtim me kriteret ligjore të përcaktimit të fondit limit apo kur fondet nuk janë në dispozicion. Më të theksuara këto parregullsi janë konstatuar në autoritetet kontraktore në varësi të Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Pjesa më e madhe e ankesave ka pasur si objekt kërkesën për modifikim dokumentesh për arsye se autoritetet kontraktore vendosin kritere që favorizojnë subjekte të caktuara dhe shmangin konkurrencën e ndershme.

Sipas ligjit, prokurimet bëhen vetëm në mënyrë elektronike

TIRANË –Pushteti vendor dhe entet shtetërore duhet të respektojnë ligjin dhe duhet të kryejnë të gjitha procedurat e tenderimeve në mënyrë elektronike. Para disa kohësh qeveria nxori vendimin, sipas të cilit, 2009-a është konsideruar nga kryeministri viti i prokurimeve elektronike. Për monitorimin e procesit, qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Financave. Hapja e rrugës për prokurimet elektronike është bërë me vendimin e qeverisë, të datës 21 janar të këtij viti, dhe është pjesë e paketës së reformave që ka deklaruar qeveria për të luftuar korrupsionin. Duke filluar nga muaji janar, të gjitha prokurimet po realizohen në rrugë elektronike; edhe komunikimet mes operatorëve ekonomikë dhe autoriteteve kontraktore, tashmë bëhen përmes internetit. Përveç ofertave dhe dokumenteve të tenderimit, edhe ankimet apo sqarimet mes palëve realizohen në mënyrë elektronike. Edhe për bashkitë apo komunat e thella do të ofrohen mjete dhe kushte në qarqet e ndryshme të vendit, ku ka akses interneti. Gjatë vitit 2008 janë realizuar mbi 8000 praktika tenderuese, të cilat në vlerë financiare përbëjnë 47% e fondeve publike.
Për realizimin e prokurimeve on-line, u financua nga fondi i Sfidës së Mijëvjeçarit, pra nga USAID. Qeveria ka akorduar një fond të konsiderueshëm për Agjencinë, që llogaritet në rreth 700,000 dollarë për të bërë të mundur realizmin e plotë të prokurimeve publike, duke filluar nga përmirësimi i sistemit, shtimi i kapaciteteve të serverave, si dhe internetit.

Ministri Basha do të marrë pjesë në Ministerialin e Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Lulzim Basha, do të marrë pjesë në Ministerialin e Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, që do të mbahet në Bruksel më datat 4-5 mars 2009.

Tema kryesore e këtij Ministeriali është përgatitja për Samitin e NATO-s të 3-4 prillit në Strasburg-Kehl, ku pritet që Shqipëria të marrë pjesë si anëtare me të drejta të plota e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Gjatë Ministerialit, Ministrat e Punëve të Jashtme të 26 vendeve anëtare të Aleancës, së bashku me Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Kroacisë, do të diskutojnë një numër dokumentesh të rëndësishme për të ardhmen e NATO-s, të cilat do të paraqiten në Samitin e Strasburg-Kehl për t’u adaptuar nga kryetarët e Shteteve/Qeverive të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Më dt. 4 mars ministri Basha do të marrë pjesë në darkën transatlantike, të organizuar nga zv. kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme të Belgjikës, z. Karel de Gucht. Në këtë takim, ku do të marrin pjesë, përveç ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, komisionerja e BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, do të diskutohet rreth çështjeve të rëndësishme për komunitetin transatlantik.

Publikuar më : 04.03.2009

5 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›