Komiteti i Helsinkit: Zgjedhjet nuk i plotësuan standardet ndërkombëtare
KSHH publikon raportin monitorues për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri
Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerësoi se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri nuk i plotësuan standardet ndërkombëtare. Ky konstatim është bërë në raportin përfundimtar të monitoruesve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i cili u publikua dje. Në raportin e përpiluar për procesin e votimit në zgjedhjet parlamentare shqiptare, Komiteti Shqiptar i Helsinkit konsideroi se në shumë raste pati votim familjar, gjë që përbën një shkelje të standardeve të vendosura nga ndërkombëtarët, si Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe OKB-ja. Raporti vlerësues i ecurisë së zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, i publikuar dje nga KSHH, shkon në të njëjtën linjë konstatimi të problematikës zgjedhore me raportet paraprake të misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë, të bëra publike disa javë më parë. Ashtu si në raportin e OSBE/ODIHR-it, edhe përfaqësues të KSHH-së në raportin e tyre vlerësuan gjatë konferencës për shtyp se votimi familjar u vu re, sidomos në Korçë, Kukës, Durrës e Fier. “Votimi familjar u tolerua nga KQV-të”, - thuhet në raport. Po sipas raportit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit kritikon punën e bërë nga Komisioni Qendror Zgjedhor, veçanërisht nga kryetari i këtij institucioni, Arben Ristani. Në raport shkruhet se vendimet e Ristanit shpeshherë ishin politike. “KQZ-ja nxitoi me shpalljen e rezultateve. Disa vendime të Ristanit ishin joprofesionale dhe politike”, - shkruhet në raportin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Sipas KSHH-së, referuar dhe raportimeve të ndërmjetme të vëzhguesve ndërkombëtarë, “krahas disa arritjeve, në drejtim të kuadrit ligjor dhe përgatitjeve paraprake tekniko-organizative, gjatë procesit u paraqitën fakte shqetësuese, qëndrime të njëanshme dhe të politizuara të KQZ-së, presione dhe ndërhyrje në veprimtarinë e komisioneve zgjedhore, vlerësime negative, sidomos gjatë fazës së numërimit të votave”. Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, KSHH aktivizoi 150 vëzhgues afatgjatë, të akredituar nga KQZ, që kishin objekt vëzhgimi ngritjen dhe funksionimin e administratës zgjedhore, pajisjen e qytetarëve me karta identiteti, shpalljen e listave zgjedhore, si dhe vëzhgimin e disa elementeve të fushatës elektorale, procesin e votimit dhe numërimit të votave. KSHH monitoroi rreth 700 qendra votimi në rrethet kryesore, nga 4812 të ngritura në shkallë vendi si dhe rreth 25 qendra të numërimit të votave në KZAZ-të e përfshira në zonat ku u shtri vëzhgimi nga 66 të ngritura në shkallë vendi.
E. Ballhysa
26 Gusht 2009