Pensionisti shqiptar, një vdekje në lulishte
04/02/2005 Po bëja pazar afër shtëpisë, te dyqani i Met mustaqes, që ndodhet pranë lulishte "1 Majit", ngjitur me Urgjencën e Tiranës, kur disa të moshuar filluan të kërkonin ndihmë. Të trembur, njëri prej tyre u përkul, e më pas u shtri mbi asfaltin e lagur dhe të ftohtë të lulishtes, filloi të nxihej. Njëri prej shokëve i shtypte zemrën, të tjerët dridheshin e ishin bërë kurorë rreth shokut të tyre. Eshtë e panevojshme të përshkruaj se si dhe sa tepër vonë mbërriti ambulanca, se si ekipi mjekësor (nëse ishte i tillë) zvarrë-zvarrë pseudokreu detyrën e tij, por jo vetëm kaq, makina e qelbur, krevati kërcitës, disa zhele që mendohet se bënin punën e batanijeve, ambulanca pa aparat frymëmarrjeje etj., etj., plotësonin të gjithë panoramën ngjethëse të fundit, të trishtë, të një shqiptari. Të një shqiptari të moshës së tretë, të një shqiptari që si do dhe ç'ka do thuhet sot, e donte me shpirt dheun e tij, dhe këtë e provoi si me pushkë, me kazëm dhe me libër, me gjithë ç'ka bëri e bëri PA PARA, por për një botë më të mirë, pa i hyrë ideologjisë, pa i hyrë luftës së klasave dhe pasojave. Thjesht ai si individ dha më shumë se maksimumi i forcave të tij, ai ishte në mirëbesim ose në besë të shtetit dhe mendonte që kurrsesi dhe gjithsesi shteti do e vlerësonte PUNEN e tij.
Erdhën policët, pyesnin pensionistët e tjerë për emrin e atij heroi të heshtur. Askush nuk foli, kanë kohë që nuk blejnë më "Zërin e Popullit", kanë kohë që ecin duke parë përtokë, kanë kohë që e dinë ekuivalencën e tyre. ǒka vlejnë realisht e kanë ndjerë në spitale, radhë pensionesh, në përdhosje vlerash kombëtare dhe morale të krijuara nga po ata, në dyqane librash të pableshëm, në ironitë e krijesave të tyre... dhe për dreq s’ka asgjë që t'i ngushëllojë këta ateistë të ndjerë.
Nuk është turp të qash, unë qava atë ditë, qava për atë plakush të ngratë me pardesy gri, për babain tim në jetë dhe për gjithë shokët e tij, dhe është e trishtë të qash dhe të ndjehesh e pashpresë. Të ndjehesh e pashpresë, pasi mjafton të kujtosh broçkullat e qeveritarëve pijedashës ose opozitarëve ulëritës dhe të pa-paqtë, të shohësh se si foshnjet ngrijnë nga dëbora e Veriut dhe sarkazma e pushtetarëve të paaftë dhe intrigant, të shohësh se si përditë dhe më pak njerëz flasin shqip në Jug dhe, se si kryqet ortodokse ngulen e fitojnë terren drejt Veriut, të shohësh e të ndjesh e të ndjesh pambarimisht trishtim për çka t'i aq thellësisht do, por nuk të përkon.... më të qenit shqiptar.