Rice: Sulm Iranit? S’e kemi në axhendë

05/02/2005 “Mendoj se kemi shumë mjete diplomatike në dispozicion për të bërë që iranianët, më së fundi, të përmbushin detyrimet e tyre ndërkombëtare”. Rice e quajti “për faqe të zezë” respektimin e të drejtave të njeriut në Iran
“Amerika është si një prej shtatë kokave të një dragoi me shtatë krerë”, tha Ajatollah Ali Khamenei në kryeqytetin iranian. “Truri që i drejton janë kapitalistë sionistë dhe josionistë, që sollën në pushtet Bushin për interesat e tyre”
Sekretarja amerikane e Shtetit, Condi Rice, tha se një sulm amerikan kundër Iranit “thjesht nuk është në axhendë”, pavarësisht kritikave të vazhdueshme të SHBA në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut në Iran si dhe dyshimeve për ambicje bërthamore. Rice nuk tha nëse SHBA mbështet një ndryshim qeverie në Iran, ndonëse zëvendëssekretari i Shtetit, Richard Armitage, ka thënë shprehimisht se ndryshimi i regjimit nuk hyn në synimet e SHBA.
Duke folur nga Londra, ndalesa e parë në një tur nëpër kryeqytetet evropianë, Rice tha se ekziston një marrëveshje e gjerë ndërkombëtare se Irani nuk mund të lejohet të përdorë një projekt civil bërthamor për të fshehur programe armësh. Pas një takimi me Sekretarin e Jashtëm britanik, Jack Straw, Rice u pyet drejtpërdrejtë nëse SHBA mund të sulmojnë Iranin.
“Kjo çështje thjesht nuk është në axhendë në këtë pikë”, tha Rice, në një konferencë shtypi. Ajo tha: “Mendoj se kemi shumë mjete diplomatike në dispozicion për të bërë që iranianët, më së fundi, të përmbushin detyrimet e tyre ndërkombëtare”. Ajo e quajti “për faqe të zezë” respektimin e të drejtave të njeriut në Iran.
Më herët, Rice ishte takuar me Kryeministrin britanik, Tony Blair, aleati më i ngushtë i SHBA në Irak, duke kryer kështu takimin e parë me një udhëheqës të huaj që kur pasoi Kolin Pauelin si kryediplomatja amerikane.
Takimi i tyre 90 minutësh në mëngjes, në zyrën e Blairit, mbuloi çështje të Irakut, Lindjes së Mesme dhe tema të tjera. Rice falënderoi Blairin për ndihmën e Britanisë në Irak.
Londra është qyteti ku do të realizohet një konferencë njëditore, në mars, për të ndihmuar qeverinë palestineze në ndërtimin e institucioneve ndërkombëtare. Rrugës për në Londër, të enjten, Rice la të kuptohet se nuk ka ndërmend të marrë pjesë në samitin e javës së ardhshme mbi Lindjen e Mesme në Egjipt, ndonëse do të jetë aty pranë, për bisedime në Jeruzalem dhe Bregun Perëndimor. “Jo çdo përpjekje duhet të jetë amerikane”, tha Rice. “Eshtë shumë e rëndësishme që vetë palët të marrin përgjegjësi. Eshtë shumë e rëndësishme që faktorët rajonalë të marrin përgjegjësitë e tyre”.
Ajo tha se Shtetet e Bashkuara e mirëpresin ndihmën e Egjiptit në organizimin e samitit dhe tha se kjo është një prej shumë shenjave për paqe. Lindja e Mesme është një prej pikave kryesore të diskutimit të Rice me udhëheqësit evropianë javën e ardhshme, ashtu si edhe Irani. Ajo do të vizitojë tetë kryeqytete evropiane dhe Vatikanin, ndërkohë që në fundjavë do të vizitojë udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë.
Gjatë ndalesave në Berlin dje, pasdite, dhe në Paris javën e ardhshme, Rice mund të hasë kundërshti ndaj luftës në Irak të udhëhequr nga SHBA. Gjithashtu, ambiciet bërthamore të Iranit pritet të jenë pikë diskutimi me evropianët që po përpiqen të ndalin zhvillimin e armëve bërthamore.
Nuk është shumë e qartë se sa mbështetje ndërkombëtare do të ketë për një veprim të mundshëm kundër Iranit. Evropianët i kanë ofruar ndihmë teknologjike dhe financiare Iranit, si dhe kanë lënë të kuptohet për një marrëveshje tregtare, nëse ndalet zhvillimi i armëve. Administrata e Bushit ka qenë e ftohtë ndaj diplomacisë evropiane, duke preferuar sanksione ekonomike kundër Iranit.
Gjatë fjalimit drejtuar kombit të mërkurën, Bushi e quajti Iranin “sponsorin kryesor botëror të terrorizmit”. Gjatë dëgjesës në Senat, muajin e kaluar, Rice tha se SHBA duan një “regjim në Iran që t’u përgjigjet shqetësimeve që ne kemi ndaj politikave iraniane, të cilat janë 180 gradë në antitezë me interesat amerikane”.
Të enjten, Rice tha se qëndrimi i Iranit ndaj të drejtave të njeriut dhe trajtimi që ai i bën qytetarëve të vet ishin të neveritshme. “Nuk besoj se ndokush mendon që mullahët e pazgjedhur që drejtojnë atë regjim janë një gjë e mirë për Iranin dhe për rajonin”, tha ajo. Udhëheqësi suprem i Iranit tha të enjten se politikat e Bushit ndaj vendit të tij do të dështonin.
“Amerika është si një prej shtatë kokave të një dragoi me shtatë krerë”, tha Ajatollah Ali Khamenei në kryeqytetin iranian. “Truri që i drejton janë kapitalistë sionistë dhe josionistë, që sollën në pushtet Bushin për interesat e tyre”.
A mund të “ngjisë” ky udhëtim?
Edhe nëse dy palët mundet të falin dhe harrojnë, mbetet pyetja se si duhet të përballohet Irani dhe ambiciet e tij bërthamore. Për momentin, SHBA mbështet bisedimet evropiane me Iranin – por po nëse këto nuk do të kenë rezultate?
Jonathan Beale
"Eshtë koha për diplomaci". Kështu tha Condi Rice në një prej dëgjesave para Kongresit dhe Komisionit të Jashtëm të Senatit. Dhe pa kaluar asnjë javë nga marrja e detyrës, sekretarja e re e Shtetit ka nisur një turne nëpër Evropë, në misionin e saj të parë madhor diplomatik.
Rice do të udhëtojë në tetë vende evropiane dhe në Lindjen e Mesme brenda shtatë ditësh. A është kjo një epokë e re për marrëdhëniet ndërkombëtare amerikane? Retorike është një gjë. Si këshilltare e sigurisë në administratën e kaluar, Rice shihej si njeriu që i hidhte benzinë zjarrit të marrëdhënieve me aleatët e vjetër evropianë në lidhje me Irakun.
Ndryshime të mëdha
Në 2003 u tha se ajo i kishte kërkuar Presidentit të “ndëshkojë Francën, injorojë Gjermaninë dhe falë Rusinë”. Por, kur hyri në Departamentin e Shtetit në ditën e parë të punës, asaj iu ofrua një mirëseardhje e ngrohtë dhe entuziaste nga stafi dhe fjalët e saj u duk se përputheshin me shpresat e tyre. Dr. Rice tha se “është një kohë e jashtëzakonshme për sistemin ndërkombëtar” dhe në bashkimin e aleatëve, për kauzën e Presidentit të shpërndarjes së demokracisë dhe lirisë në botë.
Por, duke parë përtej retorikës, ka ende shumë ndryshime mes pjesës më të madhe të Evropës dhe Amerikës, të cilat nuk zhduken brenda natës.

Ekziston një ndarje e thellë edhe në lidhje me Kinën. Administrata e Bushit është alarmuar nga një plan i Bashkimit Evropian për të hequr embargon e armëve ndaj Kinës. Sekretari britanik i Jashtëm, Jack Straw, mund të thotë se janë thjesht probleme “prezantimi”, por SHBA mendon se është shumë më tepër. Administrata trembet se shumë shpejt, disa vende evropiane do t’i shesin armë Kinës, dhe kjo ngre pikëpyetje në lidhje me sigurinë e Taivanit, si dhe i dërgon sinjale të gabuar Kinës, me të kaluarën e saj të dyshimtë në të drejtat e njeriut.
Veshi i Presidentit
Ka një fushë ku që tani Evropa dhe SHBA duken më të bashkuara. Kjo është nxitja e afrimit të paqes në Lindjen e Mesme. Lindja e Mesme është një prej arsyeve të udhëtimit të zonjës Rice – prandaj ajo planifikoi të ndalojë në Jeruzalem dhe Bregun Perëndimor për bisedime me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë. Ajo beson se SHBA dhe BE mund të punojnë me të vërtetë së bashku për të ecur më tej me planin e krijimit të një shteti palestinez – diçka të cilën beson se mund ta arrijë.
Mbi të gjitha, shumë ekspertë të politikës së jashtme në Uashington po paralajmërojnë evropianët që të mos presin shumë ndryshime në politikat amerikane. Sigurisht, zonja Rice ka veshin e Presidentit Bush, në një mënyrë që Pauell s’e kishte kurrë. Por ajo e sheh punën e saj si një mision i kthimit në realitet të vizionit të Presidentit për përhapjen në botë të demokracisë dhe lirisë. Me fjalë të tjera, ajo nuk shihet si dikush që sfidon mënyrën e tij të menduarit – vetë Rice ka folur për nevojën e luftimit të tiranisë. Natyrisht, nuk ka gjasa që ushtria amerikane të tregojë muskuj, ndërkohë që i ka këmbët e lidhura në Irak. Megjithatë, Sekretarja e re e Shtetit nuk ka ndërmend t’i lërë jashtë dylbisë Iranin ose Korenë e Veriut. Ndonëse, ajo mund të kalojë shumë më tepër kohë duke u konsultuar me aleatët e vjetër dhe shpjeguar atyre pikëpamjet e Presidentit. Kështu që, kur Rice të udhëtojë për Paris, javën e ardhshme, duhet pritur vlerësim nga aleatët e vjetër evropianë, por jo marrëveshje.