E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maskat vjedhin degën e Raiffeisen Bank në Laprakë



Tiranë - Raiffeisen Bank njoftoi dje pasdite se në degën e Laprakës kanë hyrë dy njerëz të maskuar dhe me armë, të cilët, duke kërcënuar arkëtarin, kanë mundur të rrëmbejnë paratë. Fatmirësisht asnjë nga klientët apo stafi i degës së bankës nuk është plagosur apo dëmtuar. Aktualisht dega e Laprakës është e mbyllur dhe forcat e policisë gjenden në vendngjarje. Forcat e policisë janë përgjigjur shpejt dhe kanë arritur në degën e Laprakës për rreth 3-4 minuta, por fatkeqësisht vjedhësit ishin zhdukur. “Prioriteti ynë i parë është pa dyshim siguria e klientëve dhe e stafit. Ne jemi të kënaqur që ata kanë vepruar sipas politikës sonë të sigurimit”, - tha Peter Hakkenberg, anëtar i Bordit për Operacionet dhe IT në Raiffeisen Bank. Dega e Laprakës është e pajisur me të gjithë sistemet mbrojtëse, ashtu si të gjitha degët e tjera në vend. Raiffeisen Bank merr të gjitha masat që këto sisteme të jenë funksionale dhe operacionale.

27 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›