Komiteti i Pronave kërkon ndërprerjen e procesit të privatizimeve

25/05/2005 Objektet me kapital shtetëror do të përdoren për kthimin dhe kompensimin e pronave
Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të paraqesë një kërkesë pranë qeverisë, për të kërkuar ndalimin e privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore deri në përfundimin e procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave. Burimet kanë bërë të ditur se kjo pikë është diskutuar në një nga mbledhjet e komitetit, ku është ngritur shqetësimi për vijimin e shitjeve të objekteve strategjike, dhe pse ligji e ndalon këtë. Faktikisht, në ligjin e miratuar më 29 korrik të vitit 2004, thuhet se privatizimi i ndërmarrjeve me kapital shtetëror do të ndalohet deri në përfundimin e zbatimit të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave. Por, një hap i tillë nuk është ndërmarrë asnjëherë. Madje, vetëm një javë më parë qeveria ka nxjerrë një vendim, ku i kërkohet ministrive t'i paraqesin komitetit të pronave objektet që kanë në varësi dhe të mos merret asnjë hap për shitjen e tyre deri në kompensimin e ish-pronarëve. Duke parë këto vonesa, komiteti ka vendosur që t'i kërkojë zyrtarisht qeverisë që të bllokohet procesi i provatizimeve. Në përpilimin e kërkesës duket se ka ndikuar dhe takimi i zhvilluar mes grupit të punës së Shqipërisë dhe atij të BE-së. Kreu i task forcës, Reinhard Priebe, ka kërkuar sqarime nga qeveria për zbatimin e ligjit në lidhje me pezullimin e privatizimeve. Nga ana tjetër, është kërkuar që, para çdo ankandi, pronarëve t'u kërkohet mendimi nëse dëshirojnë të parablejnë objektin, apo do të kërkojnë një tjetër formë të kompensimit.
Vendimi i qeverisë
Qeveria miratoi, tri javë më parë, vendimin për sigurimin e fondit të tokës dhe burimeve të tjera, për realizimin e procesit të kthim-kompensimit të pronave. Vendimi ka për qëllim plotësimin e kuadrit të nevojshëm ligjor për realizimin e procesit të kthimit dhe të kompesimit të pronave. Vendimi specifikon detyrat për institucionet, me qëllim sigurimin dhe vënien në dispozicion të Komitetit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të pasurive të paluajtshme të shtetit, si dhe informacionin e disponueshëm për shpronësimet apo dhurimet. Në mënyrë të veçantë, ky projektvendim parashikon detyra për: Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, që të përcaktojë vijën turistike bregdetare dhe kufizimet e zonave turistike në brendësi të vendit. Ministrinë e Ekonomisë në rastet e privatizimit të objekteve shtetërore, me qëllim garantimin e të drejtës së parablerjes për ish-pronarët. Si dhe institucionet e tjera në rastin e trojeve, ndërtesave, tokës, tokës bujqësore, tokës pyjore, livadhe, kullota, të lira dhe disponibël, për të orientuar punën në procesin e kompensimit fizik të ish-pronarëve. Këto sipërfaqe, së bashku me objektet mendohet se do të jenë një burim i konsiderueshëm për kompensim fizik. Në vendim parashikohen edhe afatet kohore për realizimin e detyrave nga institucionet, ndërkohë që këto afate konsiderohen shumë të rëndësishme, duke u nisur nga afatet kohore të parashikuara nga ligji për realizimin e procesit.