E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kthehet vajza e zhdukur, ishte fshehur në Poro

09/05/2005  VLORE – Përfundojnë kërkimet e fëmijës 10-vjeçare, Françeska Ademi, e cila kishte katër ditë që ishte zhdukur nga shtëpia e saj, pa dhënë asnjë shenjë jete. Pas bërjes problem të këtij fakti është sinjalizuar policia e gjithë hallkat e pushtetit lokal, ndërsa vajza vetë është kthyer në shtëpi dje, pas “arratisë” së saj në fshatin Poro të rrehtit Vlorë, te disa të afërm të saj.

Deri para kthimit të vajzës në shtëpi, të gjitha përpjekjet për gjetjen e saj kishin qenë pa rezultat.

Sipas babait të saj, Armando Ademi, nuk ka ngelur asnjë territor pa u shkelur nga prindërit e të afërmit e vajzës, dhe shpresat sa vijnë e pakësohen, për gjetjen e vajzës gjallë.

Zëdhënësi i policisë së Vlorës, Enkelejd Selmani, pohoi se forcat e policisë kanë krehur gjithë zonën e pyllëzuar afër detit e pikërisht, tek ish-soda kaustike, vend ku shpesh janë gjetur trupa e njerëz të braktisur. E gjithë zona turistike e Nartës e Zvërnecit, është kontrolluar nga policia që është ndihmuar edhe nga pushteti lokal.

Ka shumë mundësi, pohoi zëdhënësi i policisë, që vajza të ketë arritur të dalë nga qyteti i Vlorës me mjetet e urbanit apo furgonave.

Françeska Ademi, 10-vjeçe, u zhduk para katër ditësh nga shtëpia e saj, në lagjen “24 Maji”, dhe nuk është kthyer akoma pranë të afërmve të saj. Familjarët, që kanë pritur kthimin e fëmijës së tyre, kanë denoncuar në polici humbjen e vajzës së tyre në mënyrë krej të papritur. Sipas burimeve policore, vajza ka pasur edhe një rast tjetër, kur ka humbur nga shtëpia e saj.

Babai Françeskës, Armando Ademi

“Kam frikë, mos e kanë rrëmbyer trafikantët e organeve“

VLORE – Babai i Françeskës, Armando Ademi, shumë i gëzuar tregon për gazetën “Metropol“, për zhdukjen dhe kthimin e vajzës, ndërsa falenderon median, për ndihmën dhe sensibilizim. Në një intervistë të tij, ai tregon ankthin e tyre prej katër ditësh, megjithë kërkimet, ndërsa nuk e fshihte frikën se atë mund ta kenë rrëmbyer trafikantët e organeve...!

Kur jeni lajmëruar për humbjen e vajzës suaj?

Mbrëmjen e katër netëve më parë, sapo jam kthyer në shtëpi nga puna, më vuri në dijeni ime shoqe.

Ka ndodhur herë tjetër që vajza juaj të jetë zhdukur përkohësisht?

Po, ka pasur edhe një rast tjetër, para disa muajsh, por humbi vetëm 8 orë edhe e gjetën duke lozur në det. Ky rast më trembi, pasi kaluan katër ditë dhe nuk dukej.

Mendonit se e kishin rrëmbyer apo kishte humbur?

Të them të drejtën, në këtë gjendje stresi që jam, mendoj më shumë për të keqen, se ndofta dikush, për qëllime të këqija, e ka rrëmbyer. Vajza ime nuk mund të qëndronte kaq orë jashtë shtëpisë.

Çfarë tipi ka vajza juaj?

Është disi e mbyllur, i pëlqejnë lojrat, vetëm ka mjaft fantazi por aspak nuk është e vonuar, siç thonë shpesh. Dhe dua të them që është 10-vjeçe,nuk është e vogël për të humbur.

Keni gjetur bashkëpunimin e pushtetit lokal e të policisë?

Të them të drejtën, jam i pakënaqur kur asnjë media lokale nuk ka shkruar diçka. Unë nuk kam para që të ndjek këtë punë në media, shtet e kudo, por ju them, “Ju lutem, më ndihmoni se jam i varfër e mos ma kanë rrëmbyer vajzën trafikantët e organeve, e ku ta di unë se kush janë ata”.

Keni kërkuar në vendet ku rrinte vajza juaj, dhe kush e ka parë i fundit.

Vazhdojmë të kërkojmë buzë detit e në lagje të ndryshme. E fundit e ka parë ime shoqe e askush tjetër.

Kishit shpresa se vajza do të kthehej?

Po, me ndihmën e Zotit po.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›