Zjarrëfikësit në stërvitje
09/05/2005 GJIROKASTER – Zjarrëfikësit e Gjirokastrës në stërvitje demostrative. Në prag të stinës se nxehtë, që pothuajse gjithmonë është e shoqëruar me vatra të konsiderueshme zjarresh, zjarrëfikset e Gjirokastrës kanë zhvilluar një demostrim stërvitor. Në ambjentet e godinës së braktisur të ish-agjensisë është improvizuar një vatër zjarri, ndërkohë që 29 efektivat zjarrëfikës kanë shpalosur aftësitë dhe përgatitjen e tyre profesionale për të menaxhuar me sukses një situatë të tillë.