E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksionet shtetërore të AMC-së, tender për firmën konsulente



Tenderi për paraqitjen e interesit për dhënien e konsulencës në privatizimin e 12.5792 për qind të aksioneve shtetërore të kompanisë së telefonisë së lëvizshme AMC, do të zhvillohet në Ministrinë e Ekonomisë, të hënën, më 9 qershor 2008. Njoftimi për organizimin e kësaj gare është bërë publik nga Agjencia e Prokurimeve Publike edhe në Internet. Në garë pritet të marrin pjesë kompani të huaja, të cilat kanë përvojë në dhënien e konsulencës për privatizimin në sektorin e telekomunikacioneve. Fondi limit për këtë konsulencë, dhënë nga qeveria shqiptare është në vlerën e 25 milionë lekë, ndërsa kohëzgjatja e konsulencës llogaritet 4 muaj. Në vitin 2000, qeveria shqiptare shiti 85 për qind të aksioneve të kompanisë së vetme celulare, AMC-ë tek grupi Telenor-Cosmote. Sot, kompania “AMC” numëron 2.3 milionë abonentë, duke pasur 50 për qind të tregut të telefonisë së lëvizshme, si dhe ka një shkallë penetrimi në masën 75 për qind. Sot AMC-ja zotëron tri licenca, atë të shërbimit GSM, të shërbimit të transmetimit si dhe shërbimin e internetit. Konsulenti që do të zgjidhet nga Komisioni i Vlerësimit në Ministrinë e Ekonomisë do të ofrojë shërbimin që lidhet me 2 detyra kryesore: 1) vlerësimin e vlerës së 12.5792 për qind të aksioneve të AMC-së që janë në shitje; 2) procedurën e privatizimit të tyre.

5 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›