E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria: Privatët do të menaxhojnë parqet industriale



Qeveria vendosi dje në mbledhjen e radhës, vendimin për ngritjen e 6 parqeve industriale mbi baza private në qytetet: Lezhë, Shëngjin, Koplik, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë. Kryeministri Sali Berisha, konfirmoi para mediave vendimet e marra në mbledhjen e djeshme të qeverisë ku sipas tij, “kjo është një shtysë të re, madhore në zhvillimin e biznesit në Shqipëri, i cili krijon në këto zona të gjitha lehtësirat infrastrukturore për bizneset”. Ai ka vijuar më tej duke shtuar se, “shteti është i gatshëm të investojë në infrastrukturë, por menaxhimi do t'i jepet kompanive private, ku tani nuk mbetet gjë tjetër veçse të përcaktohet autoriteti kontraktues për to”. Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri foli dhe për çmimin e tokës duke e cilësuar emergjente vlerësimin për të. Ai kërkoi që çmimi i tokës të bëhet sipas tregut.

5 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›