Pensionet,procedurat per raste te vecanta
PENSIONET
Në përgjigje të letrave të qytetarëve
Gazeta “standard” hap rubrikën “Pensionet”. Çdo të diel qytetarët do të gjejnë përgjigjet mbi problemet dhe paqartësitë në lidhje me pensionet. Specialistët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore i përgjigjen përmes gazetës “standard” çdo shqetësimi tuaj mbi pensionet
1. Quhem Anila Mitro, e ditëlindjes 2.6.1955 në qytetin e Tiranës. Kam mbaruar Universitetin e Tiranës, për matematikë dhe kam punuar si mësuese matematike në gjimnaz. Në vitin 1997, për arsye shëndetësore të familjarëve të mi jam shkëputur nga puna. Që nga viti 1.1. 1977 e deri më 31.12.1997, nuk kam asnjë ndërprerje në punë.
Dua të di se kur e plotësoj moshën për pension dhe sa pension mund të marr. Si mund të veproj për të marrë pension të plotë.
Përgjigje:
E nderuar znj. Anila,
Duke ju falënderuar për sa kërkoni, ju sqarojmë sa më poshtë:
Vjetërsia në punë që keni duke filluar nga 1.1.1977 e deri më 31.12.1997, është gjithsej 21 vite punë. Po kështu si vite sigurimi shoqëror do të përfshihen dhe 4 vite të studimit në Universitetin e Tiranës. Kështu, gjithsej si vjetërsi e përgjithshme ju plotësoni gjithsej 24 vite sigurimi. Duke qenë se vjetërsia kontributive për të përfituar një pension të plotë mbas plotësimit të moshës për pension është 35 vite, ju do të përfitoni një pension proporcional me vitet që keni, pra në raportin 24 : 35 = 68,5 për qind e pensionit të plotë.
Do të plotësoni kushtet për të përfituar pension, sipas ditëlindjes që keni, në moshën 60 vjeç.
Për të shtuar vitet e sigurimit shoqëror, mund të përfitoni nga skema vullnetare e sigurimeve shoqërore. Në këtë skemë aktualisht mund të paguani kontribute vullnetare në një shumë mujore prej 4 544 lekë në muaj. Për të përfituar pension të plotë do t’ju duhen gjithsej dhe 11 vite sigurimi shoqëror. Megjithatë, ju mund të paguani sipas mundësive financiare që keni, për të rritur prorcionalisht masën e pensionit.
2. Quhem Qazim Hoxha, jam banor i komunës Katund i Ri. Jam i ditëlindjes 12.10.1946. Kam punuar në kooperativë bujqësore që nga viti 1965 e deri në vitin 1991. Nga viti 1991 e deri në vitin 1994, kam qenë në emigracion në Greqi. U ktheva nga Greqia dhe duke pasur tokën time, kam punuar dhe kam siguruar jetesën me prodhimet bujqësore. Dua të sqarohem a mund të paguaj për këto vite dhe sa duhet të paguaj. Kur e plotësoj moshën për të dalë në pension?
Përgjigje:
I nderuar letërshkrues,
Përgjigjen po e nis nga pyetja e fundit për të dhënë dhe përgjigje për pyetjen tjetër për plotësimin e viteve të pasiguruara. Sipas ditëlindjes që ju keni, moshën për të dalë në pension e plotësoni më 12.04.2011, pra në moshën 64 vite e 6 muaj. Aktualisht ju keni 26 vite sigurimi në kooperativë. Me këto vite sigurimi ju përfitoni një pension të pjesshëm si ish-kooperativist i barabartë me 74 për qind të pensionit të plotë të ish-kooperativistit.
Për të kompensuar vitet me sigurim shoqëror që nuk jeni siguruar, mund të paguani kontribut për sigurimet shoqërore për periudhat boshe, që nga viti 1994 e deri më 31.12.2008. Ju favorizon maksimalisht miratimi i ligjit nr. 9986 datë 11.09.2008, i cili fal kamatëvonesat për të vetëpunësuarit në bujqësi. Ju mund të paguani kontribute që nga 1.1.1994 e deri 31.12.2008, për një shumë 71 665 lekë, e cila përbëhet nga 68 305 lekë sigurime shoqërore dhe 3360 lekë sigurim shëndetësor.
Siç e shikoni, ju paguani vetëm një pjesë të vogël të kontributit që paguan një i vetëpunësuar në qytet, që përbën rreth 8 për qind të shumës që paguan ky i fundit. Me këtë sigurimi shoqëror ju përfitoni një pension të ndërmjetëm shteti e ish-kooperative, përfitoni sigurim shoqëror falas (vizita mjekësore, ekzaminime, rimbursim ilaçesh).
Ju sugjeroj që të mos humbisni kohë, por të siguroheni. Është në interesin tuaj skema e të vetëpunësuarve në bujqësi.
3. Jam një emigrant me banim në Piaçenca të Italisë. Kam pësuar një aksident automobilistik dhe aktualisht nuk jam në gjendje për të punuar. Në Itali nuk kam përfituar invaliditet, mbasi nuk kam qenë i siguruar. Në Shqipëri kam punuar para viteve 1990 dhe më bëhet një vjetërsi pune prej 18 vite. Jam 53 vjeç dhe gjendja ime ekonomike është e rëndë.
Përgjigje:
I nderuar letërshkrues,
Së pari, më vjen keq për sa ju ka ndodhur dhe ju urojmë të shkuara!
Me vjetërsinë në punë që keni në Shqipëri, ju përfitoni pension invaliditeti për ato vite që keni punuar në Shqipëri. Por për të përfituar këtë, ju duhet të ekzaminoheni në Shqipëri në komisionet mjekësore të caktimit të aftësisë për punë, në rrethin ku ju keni vjetërsinë në punë. Për këtë fillimisht do të ekzaminoheni në qendrën shëndetësore të rrethit, i cili do të japë rekomandimin për ekzaminimin në komisionin mjekësor pranë sigurimeve shoqërore.
Niveli i pensionit të invaliditetit do të llogaritet në bazë të një formule (mosha minus 20 pjesëtim për 2), që në rastin tuaj për të marrë pension të plotë invaliditeti duhen jo më pak se 16 vite e 6 muaj. Meqë ju, siç deklaroni, keni 18 vite pune, përfitoni pension të plotë invaliditeti.
Ju rekomandojmë që të filloni procedurat e mësipërme për të përfituar pensionin e invaliditetit.
4. Jam Enver Mane, pensionist nga Tirana. Duke qenë se pensioni është i vogël dhe nuk i plotësoj nevojat jetike, kam filluar punë në një firmë private. Pyetja që kam për ju është se meqenëse unë jam pensionist, a duhet të paguaj sigurime shoqërore dhe cila është baza ligjore?
Përgjigje:
I nderuar letërshkrues,
Megjithëse ju jeni pensionist, duhet të paguani kontributet për sigurimet shoqërore, në qoftë se jeni i punësuar apo i vetëpunësuar.
Kjo mbështetet në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 551 datë 8.11.1993 “Për lejimin e pagesës së pensionit të pleqërisë, për pensionistët e punësuar ose të vetëpunësuar në sektorin privat” ku në pikën 2 theksohet:
“Pensionistët e punësuar ose të vetëpunësuar në sektorin privat derdhin kontribut sipas dispozitave të ligjit 7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, gjatë gjithë kohës që marrin pension.
5. Quhem Bujar L. Sapo jam punësuar në një firmë private, me një pagë prej 45 000 lekësh në muaj. Pronari i firmës më thotë që kontributin për sigurimet shoqërore duhet ta paguash vetë nga kjo pagë. Nuk e kam të qartë nëse kontributet nga sigurimet shoqërore duhet të mbahen nga paga ime.
Përgjigje:
I nderuar letërshkrues, vlerësoj shumë problemin që paraqisni në letrën tuaj. Për të pasur më të qartë problemin, bazuar në ligjin nr. 7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, totali i kontributit të sigurimeve shoqërore për t’u paguar së bashku me sigurimin shëndetësor llogaritet me 32.9 për qind të pagës bruto referuese mujore, nga i cili 21.7 për qind e paguan punëdhënësi dhe 11.2 për qind e paguan i punësuari nga paga e tij. Për ta pasur më të qartë këtë problem me pagën që ju merrni, punëdhënësi duhet të paguajë 9 765 lekë, ndërsa nga paga juaj duhet të paguani 5040 lekë në muaj.
Ju rekomandoj që për këtë problem të kërkoni një kontratë pune me punëdhënësin, ku përfshihen dhe pagesat për kontributet e sigurimeve shoqërore. Në rast se punëdhënësi nuk pranon të zbatojë këto pagesa, atëherë jeni i mirëpritur të paraqisni problemin në Drejtorinë e Tatimeve dhe në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.