E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediokrët dhe matrapazët e arsimit

Share

Nga Ledi Shamku

Po e nis me njërin nga moria e mesazheve publike që kam marrë këto kohë duke diskutuar me mësuesit për këtë ligj: Më vjen mirë që diskutohet për arsimin, po me kë do diskutoni?! Si mund të flitet për maturën shtetërore, kur testi i matematikës në orën 10.30 ishte i zgjidhur në facebook?! Na vijnë mësues me master dhe nuk dijnë të shkruajnë. Dua ti bie shkurt: ka dy Gërdecë sot në Shqipëri i dyti është arsimi!.

Gërdeci në arsim është krim kombëtar! Kaq më motivon që tju luftoj deri në fund si kriminelë të së ardhmes së vendit tim. E tju përçmoj si përhapës të injorancës e të mediokritetit. Kaq më mjafton edhe që ti thërras përditë në ndihmë të gjithë ata që duan dhe dinë ta rimëkëmbin fuqinë e dijes. Dhe janë shumë ata që dhanë edhe japin ndihmë përditë në këtë rimëkëmbje.

Një pjesë të tyre i patë vetë kur sollët këtë projektligj në komisionin parlamentar të edukimit. Pas shtatë vjetësh sorollatje nga tryeza ne tryezë e nga zyra në zyrë, sollët një projektligj që është pak ta quash mediokër. Kot të ndalem në terminologjinë dhe standardet e nevojshme, se ato as i kuptoni e as nuk keni më kohë të përpiqeni. Por po dua tju bëj me dije qytetarëve se qysh në vështrim të parë bënte ferk se kush kish ndërhyrë në çdo nen të ligjit, për ta vënë atë në shërbim të xhepit të vet. Kështu tek të ashtuquajturat kompetenca (nen të cilin e rishkruam nga e para!) shihej dora e këshilltarit të Kryeministrit, që e kish gatuar nenin enkas për të shitur masivisht tekstet e tij mbi të menduarit kritik. Tek neni i altertekstit (të cilin e rishkruam edhe atë, por jo deri në fund pasi na pengoi forcë e kartonit), tek neni i altertekstit pra shfaqej Ministria e Financave që kontrollon prej shumë kohësh librin shkollor. Nenet e kurrikulave dhe programeve (të cilat ndonëse u përpoqëm shumë, nuk i ndërruam dot), ishin mbikëqyrur posaçërisht nga Myqerem Tafaj dhe Sali Berisha.

E kështu me radhë, thuajse çdo nen kish një emër konkret nga pushteti. Ndërsa gjithë ligji kish profilin e dhunës hileqare që ja jep posaçërisht Kryeministri: sipas ligjit të tij mësuesit duhej të pushoheshin thjesht me urdhër  të drejtorit të shkollës. I cili në çdo rast në këto 7 vjet të sundimit të politikës mbi arsimin, është thjesht një militant. E kështu, me këtë ligj, Sali Berisha desh ta shndërrojë drejtuesin në sekretar partie të kohës kur ai vetë që Sekretar i Partisë, duke i ngarkuar të mbajë nën kërcënim me bukën e gojës çdo mësues. Dhe këtë mjet presioni desh ta bënte gati pikërisht për vitin elektoral 2013!

Ministri tha se për këtë projekt-ligj konsultat ishin kryer gjerë e gjatë. Për marre të vet, ai u përgënjeshtrua jo vetëm vetëm nga ne, por edhe nga Fondacioni Soros dhe Alternativa Civile, të cilët kishin ndërmarrë një prezantim kapilar të draftit nëpër shkollat e Shqipërisë, duke dëshmuar ata vetë se askush nuk dinte asgjë.

Terri luftohet me dritë! Kështu këmbëngulëm të bëjmë transparencë të plotë për këtë ligj, që pa droje e them se është ligji që prek gjithë shoqërinë shqiptare, dhe e prek në thelbin e vet: tek arsimi dhe aftësimi. Ligjin e shpërndamë për gjykim ndër mijëra mësues në të dymbëdhjetë qarqet e vendit. E po ashtu në komision planifikuam dhe kryem plot 40 dëgjesa me ekspertë e grupe interesi. Pa harruar këtu Shoqatën e Prindërve dhe gjithë Organizatat për mbrojtjen e fëmijëve. E po ashtu propozime sollën edhe komisionet e tjera parlamentare, përkatësisht ai i ligjeve, ai çështjeve sociale, ai i integrimit etj.

Përfundimi i njëzëshëm dhe i përbashkët i këtyre dëgjesave qe se ky ligj duhej riformuluar për nga pikëpamja tekniko-shkencore, duhej zhveshur nga çdo deformim i qëllimshëm klientelist dhe sidomos i duhej hequr nga duart Sali Berishës që të mos e përdorte si gogolin e zgjedhjeve, siç ka bërë rëndom me arsimin.

Si opozitë, ndjehemi deri diku të lehtësuar, pasi falë ngulmit tonë, është hera e parë që përballja e qeveritarëve me ekspertizën teknike dhe civile merr të tilla përmasa. Mjafton ti hidhni një sy dosjes së plotë të sugjerimeve që u depozituan në Parlament, për të kuptuar se bëmë atë që në fakt qeveria duhej të kish bërë: konsultimin e gjerë dhe cilësor edhe të përgjegjshëm, kur është fjala për një ligj me impakt kaq të gjerë mbi shqiptarët.

Kështu pas afro dy muaj pune intensive, ju bëjmë me dije se kemi mundur të ndryshojmë plot 41 nene nga 72 që ka në tërësi ky ligj. Çdo ndryshim që propozuam, qoftë ato që mbërritëm ti përfshinim në ligj, qoftë ato që na u refuzuan jo me arsye por për faj të piramidës së interesave të pushtetit, çdo ndryshim pra e bëmë në emër të cilësisë, të depolitizimit dhe të përbashkimit social të shqiptarëve. Të këtij populli që pushteti po vijon ta përçajë gjeografikisht, ekonomikisht, politikisht edhe fetarisht. Kështu rishkruam nga e para nenin e kompetencave, duke ia kursyer arsimit kështu variantin shtëpiak pa pikë lidhje me Europën që Ministria kish sajuar. Riformuluam edhe nenin e laicitetit të arsimit, në emër të vlerës përbashkuese. Me ngulmin tonë shtuam në ligj se Çdo nxënësi i sigurohet e drejta për arsimim cilësor si dhe shanse te barabarta për arsimim. Dhe këtë nuk e shtuam duke pasur këtë pushtet në mendje. Jo aspak! Me këtë buxhet mjeran që i keni lënë arsimit, me këtë indiferencë të neveritshme që po tregoni prej 7 vjetësh për shkollat që bien, për nxënësit që braktisin shkollën, për fëmijët që kalojnë lumenj në këmbë për të shkuar në shkollë, për mësues që, mirë se lihen në mëshirë të rrugës, por ju hiqet edhe pagesa për transportin, për shpërfilljen ndaj gjithkujt që në shkollë nuk vjen dot jo se nuk do, por se nuk mundet, për gjithë këtë indiferencë tuajën të neveritshme pra, ne nuk e shkruam për ju këtë pikë. E shkruam si zotim ligjor, jo thjesht elektoral, për qeverisjen tonë të nesërme. Sepse besojmë që arsimi është e mira më e madhe publike, në të cilën çdo bir shqiptari duhet të ketë akses sipas nevojës, meritës e talentit, dhe jo sipas fuqisë për tju paguar juve a klientët tuaj.

Shpejt ju do ti hiqeni qafe qeverimit të punëve të arsimit, e kështu arsimi shqiptar, përveçse nga sundimi i injorancës dhe i matrapazëve, do të çlirohet para së gjithash nga dara mbytëse e politikës. Ndaj i shkruam për ne, për qeverisjen tonë, e jo për ju, edhe nenet si më poshtë: Kandidati për drejtues i njësisë arsimore vendore duhet të ketë të paktën kategorinë mësues i kualifikuar dhe të mos bëjë pjesë në forumet drejtuese të partive politike, apo pikën ku thuhet shprehimisht: Ndalohet organizimi i veprimtarive partiake ne institucionet e sistemit arsimor parauniversitar. E po ashtu me ngulmin tonë të fortë u rrit ndjeshëm prania e prindërve në vendimmarrje, pikërisht se ata janë garanci si qeliza më e pakorruptueshme në punë të shkollimit. Kaq të ndryshëm jemi në nga ju! Shumë të ndryshëm jemi ne nga ju! Ne i përmbahemi qysh në avancë asaj që ju shpalojmë shqiptarëve si filozofi të programit tonë, ju keni 7 vjet që i sillni rrotull prindër e nxënës, dukë jua nxirë çdo ditë me keq,m e duke kërkuar tua shisni zhvatjen si dhuratë. Ju merrni vendime

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›