E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miliarderi gjerman dhuron gjithë pasurinë për bamirësi

Berlin, 18 gusht – Pronari gjerman i zinxhirit të dyqaneve “Drogerie Markt”, Götz Werner, ka dhuruar të gjitha aksionet e kompanisë së tij për një fondacion bamirës.

Siç ka njoftuar vet Werner, i cili mbështet thënien amerikane se “nuk është turp të bëhesh i pasur, por është turp të vdesësh i pasur”, se shtatë fëmijët e tij nuk do të jenë trashëgimtarë të pasurisë së tij në vlerë mbi një miliardë euro.

“DM” ka 2 200 filiale në gjithë Evropën, me 34 mijë të punësuar dhe qarkullim vjetor prej rreth 5 miliardë euro, transmetojnë mediet gjermane.

Megjithatë, Werner iu ka siguruar fëmijëve të tij arsimin kualitativ, pasi siç ka theksuar, “fëmijët kanë të drejtë për fillim të mirë në jetë, por jo që edhe t’u sigurojnë mirëqenie jetësore për ta dhe pasardhësit e tyre”.

Më parë, miliarderët amerikanë Woren Buffet dhe Bill Gates, i kanë bërë thirrje “kolegëve” gjermanë që të dhurojnë gjysmën e pasurisë për organizatat humanitare.

Megjithatë, shumica e pasanikëve ka theksuar se nuk ka nevojë për këtë, pasi që tashmë dhurojnë shuma të konsiderueshme për bamirësi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›