E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompania “ALBtelecom” rrit shpejtësinë e internetit për klientët

Gjiganti i telefonisë fikse dhe shërbimit të internetit “ALBtelecom”, sjell sërish ofertën më fantastike për të klientët. Duke filluar nga data 7 janar 2009, të gjithë abonentët e rinj të shërbimit të ri të internetit do përfitojnë dyfish shpejtësi me vetëm 999 lekë në muaj. Oferta e re e “ALBtelecom” ju jep mundësi të përfitoni internet ADSL 2 herë me të shpejtë pa ndryshuar çmimin ekzistues. Gjithashtu “ALBtelecom” ofron falas dhe tarifën e instalimit për të gjithë abonentët e rinj. Kompania ka menduar dhe për të gjithë abonentët aktualë të paketës ADSL 256 Kbit/sek, duke u mundësuar atyre të përfitojnë automatikisht dyfishimin e shpejtësisë së internetit pa qenë nevoja për procedura shtesë. “ALBtelecom” në vazhdimësi ka ofruar për klientët paketa shumë ekonomike dhe cilësore. Në të gjitha pikat e shitjes kushdo mund të marrë shërbimin e internetit në disa paketa, sipas nevoja dhe mundësive të klientëve. Paketën “Ekonomike” ADSL 512/128 Kbit/s tashmë ju mund ta merrni për vetëm 999 lekë/muaj, “ADSL Unlimited” 512/128 Kbit/s për vetëm 2,499 lekë në muaj. Paketa “ADSL Unlimited” 1024/256 Kbit/s për vetëm 2,999 lekë në muaj. Nëse doni më shumë, “ALBtelecom” ofron paketën ADSL PRO1024/256 Kbit/s me IP Statike për vetëm 4,999 lekë/muaj. ADSL PRO 2048/512 Kbit/s me IP Statike për vetëm 7,499 lekë/muaj dhe paketën ADSL 4096/768 Kbit/s IP Statike për vetëm 9,999 lekë/muaj. “ALBtelecom” ka menduar dhe për abonentët familjarë, duke ofruar paketa shumë të leverdishme. Abonentët e “ALBtelecom” kërkojnë gjithmonë maksimumin dhe për ta pasur atë, mjafton të behën pjesë e paketës “PA LIMIT”. Anëtarët e këtij plani tarifor me 500 lekë në muaj mund të flasin me të gjitha numrat e “ALBtelecom” anembanë Shqipërisë, në çdo kohë. Ju mund të zgjidhni planin tarifor “Pa limit”, pa asnjë pagesë regjistrimi, ose të informoheni duke vizituar pikat e shitjes së “ALBtelecom” në të gjithë vendin.

Kursi i këmbimit
Banka e Shqipërisë

Më poshtë do të gjeni kurset e reja të këmbimit.

PëRDITëSIMI I FUNDIT: 12:15:43, 06.01.2010
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 96.09 +0.49
EURO EUR 137.92 +0.12
Poundi Britanik GBP 153.78 +0.81
Franga Zviceriane CHF 92.96 +0.10
Jeni Japonez (100) JPY 103.93 -0.10
Dollari Australian AUD 87.79 +0.39
Dollari Kanadez CAD 92.60 +0.50
Korona Suedeze SEK 13.52 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 16.83 +0.06
Korona Daneze DKK 18.55 +0.02
SDR SDR 150.62 +0.81
Ari(OZ 1) XAU 108062.11 +618.54
Argjend(OZ 1) XAG 1724.80 +43.14

Interesat bankare
Banka e Shqipërisë

Më poshtë do të gjeni interesat e reja të ofruara nga banka.

Përditësimi i fundit: 05.01.2010

Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 3.68%
12M 12-mujor 7.66%
6M 6-mujor 6.55%
3M 3-mujor 5.72%
1M 1-mujor 5.07%
1Ë njëjavor 4.62%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.81%
1Ë njëjavor 6.31%
o/n njëditor 6.09%
12M 12-mujor 9.57%
6M 6-mujor 8.28%
3M 3-mujor 7.34%

7 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›