E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti, muaji mars sjell pranverën

Stina e luleve do të hyjë me ditë të verteta pranverore. Fillimi i muajit mars, i cili shënon edhe nisjen e pranverës, do të jetë me një mot të mirë. Ky është parashikimi i shërbimit meterologjik të ushtrisë për datën 1 dhe 2 të këtij muaji, ku pritet që përveç kushteve të mira atmosferike, edhe temperaturat të pësojnë një rritje, duke i bërë këto ditë të bukura dhe të ngrohta. Me përjashtim të mbrëmjes së shtunë , ku pritet që një system vranësirash të shkaktojë rreshje të dobëta shiu dhe bore në veri të vendit, e gjithë fundjava pritet të mbyllet me mot të mirë. Nuk do të zgjasë shumë moti i mirë dhe i qendrushëm, pasi mesi i javës së parë të marsit do të sjellë rreshje në tw gjithë territorin. Por, shërbimi meterologjik i ushtrisë, njofton se, gjithësesi temperaturat nuk do të bien, duke ruajtur nivele tipike, të stinës në të cilën do të hyjmë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›